Mos e nënçmo askë për shkak të shkollimit apo profesionit të tij
Mos e nënçmo askë për shkak të shkollimit apo profesionit të tij (saj), ngase vlera dhe rëndësia e dikujt nuk vlerësohet sipas shkollimit apo profesionit të tij (saj).
Mos harro, të gjithë Pejgamberët, ishin barinjë, por vlerën dhe rëndësinë e tyre, askush nuk e arrin as tek Allahu subhanehu ue teala, e as tek njerëzit.
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Allahu nuk ka Dërguar Pejgamber, përpos që ka ruajtur dhen.''
Sahabët thanë: ''Edhe ti?''
Tha: ''Po, kam ruajtur për një shumë të vogël (monedhash), për banorët e Mekes.''1
Në një transmetim tjetër qëndron, se sahabët e pyetën: ''A ke ruajtur dhen?''
I Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Po, nuk ka pasur Pejgamber, që nuk ka ruajtur dhen.''2
Përktheu dhe përshtati: Ehlul Hadith - www.facebook.com/ehlulhadithi
1. Transmeton Buhariu, ''Fet'hul Bari'', 4/441.
2. Transmeton Buhariu, ''Fet'hul Bari'', 6/438, 9/575; Muslimi 3/1621.