Lëvizja e nënpunësve Civil të Turqisë po vazhdon me punën e saj për të drejtat e femrave të mbulura. Kjo lëvizje po vazhdon fushatën nën moton "12 milion nënshkrime për Lirinë e Veshjes".
Ahmet Gundogdu, kryetar i Lëvizjes së Nënpunësve Civil, shprehet se rregulloret e veshjes të cilat janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut do të konsiderohen si të paefektshme. "Akti ynë i mosbindjes civile do të vazhdojë derisa rregulloret monstruoze të shkeljes së të drejtave të njeriut të jenë larguar," tha ai.
Duke shpjeguar se gratë nuk kanë të drejtë për të mbajtur shami në sektorin publik, Gundogdu tha, "Një praktikë e tillë është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Nuk ka pabarazi ndaj grave vetëm në politikë, por ka pabarazi në punë, në publik, dhe në të gjitha fushat . Ne do të injorojmë këtë legjislacion shtypës ndaj grave. Ne kemi vendosur për ti dorëzuar 12 milion 300 mijë nënshkrime në qeveri.
Duke përkujtuar se në vitin 1999 deputetja Merve Kavakci u përjashtua nga parlamenti për shkak të shamisë së saj, Gundogan tha, "Nëse Merve kishte qenë burrë, a do të kishte pasur problem për të hyrë në parlament? Ajo vendosi që të mos jetë një anëtare e parlamentit. "Gundogan bëri thirri për femrat turke jashtë vendit që të marrin pjesë në universitet, duke marrë shembull Amra Babiç, kryetare e Konusës së Visokës në Bosnjë, e cila mban shami.
Qindra e mijëra pjesëmarrëse në protestë
Me 12 milion e 300 mijë nënshkrime të mbledhura gjatë muajit të kaluar sindikata e cila realizoi peticionin më të madh në historinë e Turqisë. Në kuadër të kësaj pritet një protestë masive për lejimin e mbajtjes së shamive, dhe do të kërkohet largimi i kodit të rreptë që ndalon shamitë në institucionet publike si dhe në ceremonitë zyrtare.
Gratë me shami janë mëse të kënaqura me protestën, por edhe burrat gjithashtu treguan interes të madh për të.
/mesazhi/