Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë brenda një xhamie në qendër të Damaskut, duke vrarë Dr Mohammed Said Ramadan el-Buti-n. Al-Buti, një dijetar dhe imami i xhamisë historike Umejade në Damask, u vra në një shpërthim në xhami, tha TV shtetëror të enjten. "Dr Muhamed Said Ramadan Buti u vra në një sulm vetëvrasës në xhaminë Iman," thanë mediet. TV sirian nuk ka dhënë më shumë detaje, por tha se shpërthimi shkaktoi viktima të shumta. Kjo ndodhi në një kohë kur xhamia kishte qenë e mbushur me xhemat që kishin ardhur per falje të namazit. Buti u vra së bashku me 20 njerëz të tjerë sipas el-Manar TV, televizion i kontrolluar nga grupi shiit Hezbollah, tha Amin Rula i Al Jazeera-së, qe raporton nga kryeqyteti libanez, Bejrut. Buti perveç njohurive shkencore islame ai në kohën e fundit u bë i njohur për mbeshtetjen që i bënte Asadit, duke u përdorur si vegël e qeverisë zullumqare për ta parandaluar revolucionin. Mendimet dhe fetwat e tij gjatë revolucionit e deri ne vdekjen e tij ishin irituese dhe plotesisht në kundershtim me qendrimet e dijetarëve më eminent të Umetit. Fetwat e tij shpesh u perdoren si kontradiktore nga miqet dhe kundershtaret e tij./mesazhi/[justify]
[center]