Avionët luftarakë të regjimit sirian kanë kryer disa sulme ajrore brenda dhe përreth Damaskut, ndërsa raportohen përleshje midis trupave dhe kryengritësve në periferi të kryeqytetit. Qeveria ka përdorur avionët për të bombarduar qytetet Yabroud, Douma dhe Harasta, në lindje të Damaskut, njofton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, përleshje të ashpra shpërthyen në lindje të Damaskut. Kryengritësit e shohin pjesën lindore të kryeqytetit si një objektiv strategjik për shkak se ajo shtrihet pranë selisë së Presidentit Bashar al-Assad. Sipas një raporti të Observatorit, së paku 22 vetë u vranë nga forcat e regjimit vetem gjate dites se djeshme.[justify]