Si i ri mendoja se jetë do të thotë të zotërosh pasuri të mjaftueshme, shtrat të butë, mjet transporti (makin luksoze) të mirë...
E xhuma (e premte)...U ulëm së bashku me shokët e mi të rrugës në plazh dhe ata si zakonisht, ishin shoqëri me zemra të sëmura (të pakujdesshme)...E dëgjova thirrësin: Hajje ales-salah! (Ejani në namaz!) Hajje alel felah! (Ejani në shpëtim!) Betohem se unë e kam dëgjuar ezanin gjatë tërë jetës sime, por asnjëherë nuk e kam kuptuar domethënien e fjalës Felah (shpëtim). Shejtani ma bllokoi zemrën deri në atë masë, saqë edhe fjalët e ezanit më ishin bërë sikur të ishin fjal të një gjuhe të huaj, të cilën nuk e kuptoja.... Njerëzit afër nesh i shtruan sexhadet e tyre dhe u tubuan për namaz, ndërsa ne kishim përgaditur mjetet e zhytjes dhe pompat e ajrit për t'ia filluar shëtitjes nën ujë.
Veshëm rrobat e zhytjes dhe u zhytëm nën ujë duke u larguar shumë bukur nga plazhi, derisa arritëm në thellësi të detit. Çdo gjë ishte ashtu siç e kishim paraparë......Udhëtim i bukur.
Befasisht, në mashtrimet e dëfrimit, një pjesë e pajisjeve, e cila hyn në gojë për ndalimin e depërtimit të ujit në gojë dhe për përcjelljen e ajrit nga pompa në gojë, u shqye dhe disa pika të ujit të njelmët mbyllën kanalin e frymëmarjes kështuqë fillova të vdes...
Mushkëritë e mia filluan të kërkojnë ndihmë.... Donin ajër , por çfarë ajri se...! Mbeta i hutuar; deti i errët , ndërsa shokët e mi ishin larg meje. Fillova të bërtas dhe të valëvis ujin.... Filloi shpirti i jetës sime të më lëviz para syve....Që me britmën e parë e mora vesh se sa i dobët jam unë. Disa pika të njelmëta deti , Allahu më bëri të nënshtruar ndaj tyre, që të më tregojë se Ai është i Fortë dhe Ngadhënjyes... U binda se nuk ka kthim tjetër përveqse tek Allahu, veç të Cilit nuk ka tjetër... U mundova të lëviz për të dal prej ujit, por vështirë, sepse unë isha në thellësi të madhe... Nuk është problemi se po vdes, por problemi është se si do ta takoj Allahun? Kur të më pyes për veprën time, cfarë do të them? Si do të jap llogari për namazin kur unë nuk e kam falur atë? I përkujtova dy shehadetet:
''Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue esh-hedu enne Muhameden resulullah'' (Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveq Allahut dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi, salAllahu alejhi ue sel-lem, është i Dërguari i Tij) dhe pata dëshirë që jeta ime të përfundonte me këto dy shehadete. Thashë: Dëshmo!..., por sikur një dorë e fshehtë, e vënë fytin tim, më pengonte ta thosha këtë. U mundova përsëri...Dëshmooo!... Dëshmoo!.... Zemra ime filloi të flasë:
O Zoti im, më kthe! O Zoti im, më kthe! Më kthe bile të paktën për një orë, për një minut, për një qast..... Por, larg, shumë larg është kthimi... Fillova ta humb shpresën për qdo gjë, ndërsa kjo errësir e madhe dhe e frikshme më rrethoi... Kjo është gjëja e fundit, të cilën e mbaj në mend....
Por, Mëshira e Zotit tim është e madhe! Ajri, filloi përsëri të hyjë ngapak në gjoksin tim. U largua errësira, hapa syt kur ja, njëri prej shokëve të mi vendoste gypin e gomës së ajrit në gojën time dhe mundohej të më çlodhte, edhe pse ne ende ishin në thellësi të detit. E pashë jetën të më buzëqeshte përsëri dhe kuptova se unë isha mirë. Në atë moment, zemra, gjuha dhe çdo qelizë e trupit tim thirri me zë:
Eshhedu en la ilahe ilAllah ue Esh hedu enne Muhameden resulAllah!
Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut)...
Dola nga deti duke qenë njeri krejtësisht tjetër. Teoria ime për jetën ndryshoi tërësisht. Ditët vetëm sa më shtonin afrim tek Allahu, subhanehu ue teala. E kuptova sekretin e ekzistimit tim në këtë jetë. Përkujtova fjalën e Allahut (subhanehu ue teala):
''Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.'' (Dhariat:56)
Vërtet, ne nuk jemi krijuar kot!
Kaluan ditë e m'u përkujtua ajo ngjarje kështu që u ngrita dhe shkova vetëm te deti, vesha rrobat e zhytjes dhe u zhyta derrisa arrita po tek ai vend ku pata mbetur pa frymë dhe rashë në
për Allahun, subhanehu ue teala, saqë nuk besoj se në jetën time ndonjëherë kam bërë një
të tillë... Kam bërë
në vendin, që nuk besoj se ndokush para meje ka bërë
për Allahun, subhanehu ue teala... Kam shpresë që ky vend të dëshmoj për mua në Ditën e Gjykimit dhe Allahu, subhanehu ue teala, të më mëshirojë për hir të asaj sexhdeje në errësirën e detit dhe të më fusë në Xhennet! Amin!
O All-llahu ynë! Të lusim për faljen Tënde!
Tregim nga shejh: Ibrahim ibën Salih el-Mahmud Përgaditi: Fikri Mehmeti