Myslimanët dhe banorët e tjerë londinez tash e dy ditë janë duke jetuar tmerrin e vrasjes së frikshme të një ushtari britanik. Por qeveria britanike u distancua menjëherë nga fajësimi i myslimanëve apo Islamit, duke thënë se ky veprim nuk u përngjan atyre.
"Kjo nuk ishte vetëm një sulm ndaj Britanisë “tha kryeministri britanik David Cameron para gazetarëve pas një takimi urgjent me anëtarët e kabinetit dhe zyrtarëve të sigurisë.
"Ky sulm është tradhti ndaj komunitetit mysliman, të cilët japin aq shumë kontribut për vendin tonë.
"Nuk ka asgjë në Islam që justifikon këtë akt të tmerrshëm."
Zyrtarët britanikë thanë se një nga sulmuesit ishte britanik me origjinë nigeriane.
Media lokale e identifikoi njërin nga sulmuesit, si Michael Adebolajo, dhe tha se policia bastisi shtëpinë e familjes së tij. Të dy sulmuesit thuhet të jenë “konvertuar” në Islam 10 vite më parë.
Edhe kryetari i Londrës Boris Johnson i distancoi myslimanët nga vrasja e ushtarit britanik.
"Duhet ta kuptojmë se Islami dënon vrasjet, prandaj është e gabuar për tërhequr paralele në mes të kësaj vrasjeje dhe myslimanëve," tha Johnson.
Sulmi është dënuar ashpër nga komuniteti mysliman në Britani, duke theksuar se ai është në kundërshtim të plotë me mësimet themelore islame.
"Ky është një akt barbar që vërtetë nuk ka bazë në Islam dhe ne e dënojmë këtë pa rezerva," tha Këshilli mysliman i Britanisë (MCB).
MCB u bëri thirrje të gjithë britanikëve, myslimanëve dhe jomyslimanëve, të bashkohen për të mposhtur kriminalitetin.
"Ne i bëjmë thirrje të gjitha komuniteteve, myslimane dhe jo-myslimane, që të solidarizohen për të siguruar që forcat e urrejtjes nuk do të mbizotërojnë."
2.7 milion mysliman jetojnë në Britani, dhe janë pjesë aktive e komunitetit.
/mesazhi/