[quote]
Fshati Martinaj është një nga zonat më të thella në Mal të Zi në kufi me veriun e Shqipërisë me rreth 350 banorë që të gjithë me kombësi shqiptare.[/quote]
Tre dite me pare 23 banore u arrestuan nga policia me akuzën pengimit te punimeve per ndërtimin e nje kishe ortodokse serbe ne fshatin e tyre. Pas dënimit me gjobe deri ne 240 euro, 23 te arrestuarit jane lene te lire. Vendi i caktuar per ndërtimin e kishës eshte bere shkaku i konflikt me motiv etnik dhe fetar mes banoreve shqiptare dhe policisë malazeze.
Pertej telave me gjemba, qe eshte rrethuar vendi, qendrojne shqiptaret te vendosur qe kisha te mos ndertohet. Tre prej te ndaluarve nga policia shprehen pak ore pasi jane lene te lire, se ndërtimi i nje kishe ortodokse ne një fshat ku jane 100 për qind shqiptarë, te besimit mysliman dhe e gjitha toke ne prone te shqiptarëve ka vetëm qellim provokim te konfliktit.
"U arrestuam padrejtësisht nga ushtria malazeze. Kisha Ortodokse serbe ka uzurpuar pronën tonë në mes të fshatit dhe tenton që të ndërtojë një kishë serbe", thotë Bujar Hasangjekaj, një prej të ndaluarve per Top Channel.
"Ky veprim i tillë është presion ndaj nesh. Edhe paraardhësve tanë iu është bërë presion duke ia ndryshuar gjuhën, kombin, emrin për këtë çështje", thotë Shaban Prelvukaj, një tjetër i ndaluar.
Ne fshatin Martinaj nuk ka shume lëvizje, megjithatë qetesia duket shume e përkohshme. Banoret po organizohen per te mbrojtur zonën e tyre.
Banorët e fshatit Martinaj janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e kishës, por përtej kësaj më shqetësues është fakti se të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdojnë të cenohen.