Dijetari i njohur mysliman Dr. Jusuf Kardavi i ka bërë thirrje muslimanëve sunni në mbarë botën të bashkohen me forcat e opozitës në luftën e tyre për liri kundër regjimit të tiranit Bashar al Assad, si dhe ka sulmuar grupin shiit Hezbollah për dërgimin e njerëzve të tyre për të luftuar brenda Sirisë.
“Çdo mysliman i trajnuar për të luftuar dhe i aftë për luftë duhet ta vë veten në dispozicion” për të mbështetur trupat çlirimtare raportohet të ketë thënë Dr. Kardavi gjatë një mitingu të sotshëm në Doha të Katarit, transmeton sajti onislam.net duke cituar AFP-në franceze.
Dijetari i njohur gjithashtu akuzoi Iranin dhe grupin aleat të tyre Hezbollah për mbështetjen ndaj Assadit.
“Irani po dërgon armë dhe njerëz (për të mbështetur regjimin Sirian), andaj pse ne po qëndrojmë duarkryq?” tha ai, duke u e quajtur grupin militant Hezbollah parti e djallit.
Hezbollahu, aleat i ngushtë i Iranit dhe regjimit Sirian, është i angazhuar haptazi në luftën kundër qlirimtarëvë në Siri.
“Udhëheqësi i partisë së djallit vjen për të luftuar sunnitët...tani e dimë se çfarë më të vërtetë duan iranianët...ata duan vazhdimin e masakrave ndaj sunnitëvë,” tha Dr. Kardavi.
“Si mundën 100 milion Shiitë( në mbarë botën) të fitojnë kundër 1.7 miliard (sunnitëve)?”
“Vetëm për shkak se ne jemi të dobët.”
Këto komente të Dr. Kardavit pasojnë deklaratën e liderit të Hezbollahut në shtunën e kaluar, ku ai zotohej për të ndihmuar Assadin deri në fitore. Ai gjithashtu u zotua se Hezbollahu do të kthente valën e konfliktit në favor të Assadit, dhe se do të qëndrojnë për sa kohë që të jetë e nevojshme.
Hezbollahu është përfshirë në beteja të ashpra kundër çlirimtarëve për të kapur qytetin sirian Kusejr pranë kufirit libanez.
Ata kanë humbur me dhjetëra njerëz deri tani.
Më parë gjatë javës, shefi ushtarak i Ushtrisë së Lirë Siriane FSA ka akuzuar luftëtarët e Hezbollahut për pushtimin e Sirisë. Selim Idriz nga FSA tha se më shumë se 7000 prej grupit shiit Libanez janë duke marrë pjesë në sulmet ndaj qytetit Kusejr. Ministri i jashtëm francez e ka vlerësuar numrin në 3000-4000.
Dr. Kardavi po ashtu shprehu keqardhje për mbështetjen që i kishte bërë më herët Hezbollahut gjatë luftës kundër Izraelit në vitin 2006.
“Unë e mbrojta të ashtuquajturin Nasrallah dhe partinë e tij, partinë e tiranisë ...para hoxhallarëve në Arabinë Saudite,” e cila e shikon shumë më kujdes fqinjin e saj Iranin.
“Duket se ata ishin më të pjekur se unë,” tha Dr. Kardavi.
Megjithatë Dr. Kardavi insiston se thirrja e tij kundër Hezbollahut nuk është thirrje kundër tërë shiitëve./mesazhi/