Kryqi i kuq ndërkombëtar ka shprehur alarmin lidhur me situatën në qytetin e rrethuar sirian Kusejr, dhe ka bërë thirrje për qasje të menjëhershme për të ofruar ndihmë.
Mijëra civilë besohet të jenë bllokuar në qytetin që shtrihet në afërsi të kufirit me Libanin. Beteja për kontroll ndërmjet forcave pro qeveritare dhe çlirimtarëve ka bërë që furnizimet e medikamenteve, ujit dhe ushqimit të jenë të pakta, thonë nga Kryqi i Kuq.
Rusia ka bllokuar gjithashtu një “deklaratë alarmi” të OKB-së për Kusejrin.
Kjo draft deklaratë u nis nga Britania e cila shprehu shqetësim të madh rreth situatës, e posaçërisht për gjendjen e civilëve.
Këto deklarata duhet të dakordohen unanimisht për tu miratuar.
Diplomatët rus arsyetojnë bllokadën pasi thonë se OKB-ja kishte dështuar të fliste për Kusejrin kur qyteti ishte në duar të kryengritësve.
Aktivistët vendor raportojnë për gjendje të rëndë në qytet, ku thuhet të jenë të bllokuar përmbi 30.000 civilë si dhe qindra të plagosur.
Forcat e Assadit dhe ato të Hezbollahut nuk lejojnë largimin e civilëve apo të plagosurve gjersa vazhdimisht bombardojnë qytetin me të gjitha mjetet luftarake që i kanë në dispozicion. /mesazhi/