Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Vatikani kundërshton | |
Pas deklaratave të papa Françeskut, se ateistët mund dhe duhet të bëjnë mirë, dhe se kjo pastaj do t'i shpëtojë, dhe se edhe vetë Jezusi i pranonte të pafetë për nxënës, nga Vatikani ka ardhur përmirësimi i fjalëve të tij. Sipas Vatikanit, Kisha edhe më tej beson se, ateistët shkojnë në ferr. Me deklaratën e tij, sipas së cilës, po të bëjnë vepra të mira, ateistët mund të llogarisnin se do të shpëtojnë, papa Françesku i ka befasuar, por edhe gëzuar, ateistët. Por, zëdhënësi i Vatikanit tani thotë se fjalët e papës "janë kuptuar gabimisht". Në kumtesën e tij, në të cilën sugjerohet se, deklarata e papës ishte kuptuar gabimisht, zëdhënësi Thomas Rosica thekson se, Kisha beson që shpëtimi për të gjithë vjen vetëm nga Krishti, i cili sundon nëpërmjet Kishës, e cila është trupi i tij, gjë që nënkupton se, ata që refuzojnë të hyjnë në Kishë, ose të qëndrojnë në të "nuk do të mund të shpëtojnë". Zëdhënësi i Vatikanit, Rosica, po ashtu sqaroi se, doktrina e Kishës Katolike konsideron se, në shpëtim nuk kanë qasje pjesëtarët e religjioneve të tjera, e as ata të kishave të tjera të krishtera, megjithëse njerëzit që kurrë nuk kanë pasur kontakt me krishterimin, mund edhe të kenë gjasa për shpëtim. "Katolikët nuk e pranojnë qëndrimin e relativizmit fetar, sipas i cili pohon që të gjitha religjionet janë të njëjta, dhe njësoj të arsyeshme", shkruan Rosica në kumtesën e publikuar pas deklaratës së papës, sipas të cilit nga ferri mund të shpëtojnë edhe ateistët - e cila shkaktoi habi dhe u përshëndet nga shumë grupe ateiste. /islamieshtedrit/ | |
|