Jezid bin Haruni ka thënë: “Nuk kam parë njeri më të edukuar se Ebu Hanifen. Një herë e kam parë duke qëndruar në diell pranë derës së një njeriu, e i kam thënë: “O Ebu Hanife hyr nën hije të murit”. E ai më tha: “Ky mur është mur i kësaj shtëpie, e unë nuk dua të rri nën hije të shtëpisë së tij (për shfrytëzuar hijen e shtëpisë së tij)”. Po ku ka edukatë më të mirë se kjo? Në një variant tjetër thuhet se i ka thënë: Çka të pengoi që të mos hysh nën hije? E Ebu Hanifja i ka thënë: - Pronarit të kësaj shtëpie i
kam diçka që e urrej, e unë nuk desha të qëndroj nën hijen e murit të tij, e për se ta shfrytëzoj. Këtë nuk e shoh se është detyrë e njerëzve, por dijetari ka nevojë që prej diturisë së tij të marrë më shumë për vete, se sa t’u japë njerëzve apo të kërkojë prej të tjerëve.
Ebu Hanife, Zoti e pastë mëshiruar, nuk e ka ngrënë mishin e deleve shtat vite, për shkak se kur ka dëgjuar se në Kufe ka humbur një dele, pasi që ka pyetur dhe ka marr përgjigje se në përgjithësi delja jeton aq vite. Pra, i kanë thënë 7 vite, e ai 7 vite nuk ka ngrënë mish dele fare, duke llogaritur se ndoshta ai mish është i deles haram, e pastaj i bë dëm apo padrejtësi zemrës së tij, edhe pse nuk është haram të hash diçka të ndaluar nga mosdija.