Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Bujaria e Imam Ebu Hanifes | |
Është transmetuar se kur Imam Ebu Hanife dëshironte të blinte rroba për vete apo familjen e tij, ai bënte të njëjtë për disa prej dijetarëve që ai njihte. Në fakt, bujaria e heroit tonë arriti tek çdokush që erdhi në kontakt me të. Një ditë ai ishte duke ecur në rrugë, kur ai vërejti një njeri duke u përpjekur për tu fshehur nga ai. Ebu Hanife e pyeti njeriun: “Pse jeni duke u përpjekur të fshiheni prej meje?” Kur ky njeri i tha heroit tonë (Ebu Hanifes) se ai i kishte borxh 10,000 dirhem dhe ishte në siklet sepse ai nuk mund t’ia paguante paratë e tij, heroi ynë i tha këtij njeri se ai nuk dëshironte më t’ia kthente ato (dmth i fali borxhin). Madje, Ebu Hanife i kërkoi këtij njeriu falje që i ka shkaktuar telashe dhe e ka bërë të ndihet në siklet. | |
|
Wed 10 Oct 2012 - 19:46 nga Zudi Fejzuli