Cilin vit është
zbuluar Zoti yt ?
Ebu Hanifja: Allahu ekziston para historisë dhe
para kohës, ai nuk ka fillim .
...Ateistët : Po kemi dëshirë të na e
sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur?
Ebu Hanifja: Çka ka para
katërshit ? Thanë: treshi. Po para treshit ? Thanë: dyshi. Po para
dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s’ka para njëshit.
Ebu
Hanifja tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë,
atëherë si do të ishte e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu
të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa fillim dhe pa mbarim.
Ateistët:
Në cilën anë gjendet Zoti yt?
Ebu Hanifja: Nëse e sillni një llambë
dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e saj?
Ateistët:
Në të gjitha anët.
Ebu Hanifja: Nëse kështu është drita e llambës
elektrike, atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e tokës !?
Ateistët:
Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i
lëngshëm si uji, apo ndonjë materie tjetër?
Ebu Hanifja: A keni
ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri, i cili ka vdekur para syve
tuaj?
Ateistët: Po, u përgjigjën.
Ebu Hanifja: A foli më i sëmuri
pasi që vdiq ?
Ateistët: Jo, thanë.
Ebu Hanifja: Para se të vdiste
a fliste?
Ateistët: Po, i thanë.
Ebu Hanifja: Çka e bëri që të
ndryshojë ?
Ateistët: Dalja e shpirtit.
Ebu Hanifja: A i doli
shpirti?
Ateistët: Po, i doli.
Ebu Hanifja: Pra më tregoni si
ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji ?
Ateistët:
Nuk dimë gjë për të !!!
Ebu Hanifja: Atëherë nëse për shpirtin që
është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien e tij, si dëshironi
të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?