Ebu
Hanifja ishte njeri shumë i bukur, me shtat të mesëm, as shumë të
gjatë,
as të shkurtë dhe të drejtë, dhe kur fliste, fliste ëmbël.
...
Mbahej
mirë, çdoherë vishte tesha elegante, dukej i kthjellët dhe
tërheqës,
lyhej me aroma të mira, kështuqë njerëzit e njihnin sipas
erës së tij të
mirë.
Derisa
ishin ulur së bashku, një ditë vërejti se tesha e
një njeriu
të cilin e njihte ishte vjetruar shumë, prandaj, pasi dolën
njerëzit
dhe ai mbeti vetëm me të, i tha:
Ngrite
këtë sexhade dhe merre
atë që do të gjesh ndër të, njeriu e ngriti dhe
nën të gjeti 1000
dirhemë.
Merri
dhe lirisht harxhoi për nevojat tua- i tha Ebu
Hanifja.
Por unë
jam njeri i pasur, Allahu mi ka dhënë të
gjitha që më nevojiten- u
përgjegj njeriu, e Ebu Hanifja i tha:
Nëse
Allahu të ka dhënë shumë begati (bereqet), pse nuk mund të vërehen
te
ti?
A nuk ke dëgjuar se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem) ka
thënë: “Allahu don ti sheh gjurmët e begatisë së Tij në
robin e
Tij”.
Prandaj duhesh të kujdesesh për veten dhe të
vishesh mirë, që mos
të brengosish shokun tënd.
Tregohet
për Ebu Hanifen se kur fillonte të lexonte suren Idha zulziletil erdu
zilzaleha,(Kur
të dridhet Toka me dridhjen e saj të fuqishme), prej
frikës i
rrënqethej lëkura, në gjoks i ndalej shpirti, dhe me dorë e
kapte
mjekrën dhe fillonte të lutet:
O Ti që
edhe për veprën e bërë të
mirë sa një thërrmi, shpërblen
O Ti që
edhe për veprën e bërë të
keqe sa një thërrmi, dënon, shpëtoje
robin Tënd Numanin (Ebu
Hanifen) prej zjarrit të Xhehenemit, largoje
prej asaj pune që të
çon në zjarrin e Xhehenemit dhe tregoja rrugët e
mëshirës Tënde, o
më i Mëshirshmi prej të mëshirshmëve!
Tregohet
se Ebu Hanife
kishte hyrë te imam Maliku ku u takua me disa shokë.
Kur
Ebu
Hanifja doli, Imam Maliku iu drejtua shokëve të tij dhe i pyeti:
A e
dini
se kush ishte ky njeri?-ata thanë se nuk e dinë.
Imam
Maliku
u tha:
Ky
ishte En Numan bin Thabiti, njeri i cili, sikur të
thonte se kjo shtyllë
është prej ari, do të sillte aq shumë
argumente
derisa nuk do të argumentonte se është ashtu siç ka thënë.