islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty96%Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty0%Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty0%Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty0%Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty1%Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty2%Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Jeta dhe vepra e Imam Buhariut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
aksa
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
aksa


Numri i postimeve : 492
Data e regjistrimit : 13/04/2010
Mosha : 49
Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova

Jeta dhe vepra e Imam Buhariut Empty
MesazhTitulli: Jeta dhe vepra e Imam Buhariut   Jeta dhe vepra e Imam Buhariut EmptyMon 21 Nov 2011 - 10:00

Jeta dhe vepra e Imam Buhariut



Vitet e tij të para




Imam al-muhadithin Habrat Imam Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el-Buhariu ka lindur
ditën e 13 të muajit islam të Shevalit në vitin 194 pas hixhretit, në qytetin e
famshëm Buhara, në tokën "përtej kanalit", që aktualisht quhet Uzbekistan.
Babai i Imam Buhariut, Ismail ibn Mughirah el-Xhafi, ishte një asket dhe muhadith
i madh, prej të cilit ai trashëgoi karakteristikat e përkushtimit dhe përsosmërisë
letrare. Kur ishte shumë i vogël, i vdiq babai dhe nëna e tij mori përgjegjësinë
e plotë për ta rritur atë. Imam Buhariu humbi shikimin në moshë të re. Ai kërkoi
ndihmë nga shumë mjekë të njohur dhe të aftë të kohës së tij, por trajtimet e tyre
nuk e shëruan atë. Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe grua e drejtë. Ajo
i kërkoi ndihmë Allahut të Plotfuqishëm për fëmijën e saj dhe i kërkoi që t'ia
kthente shikimin. Më në fund "lumi i mëshirës u derdh mbi të" dhe Allahu
i Plotfuqishëm e pranoi lutjen e saj. Nja natë në ëndërr ajo i bëri një vizitë Ibrahimit
alejhis-selam dhe i thanë: "Allahu ia ka kthyer shikimin djalit tënd për shkak
të lutjeve të tua të forta dhe të bukura". Në mëngjes kur Imam Buhariu u ngrit
nga shtrati, në sytë e tij u shfaqën rreze drite.



Arsimi fillor dhe interesi për Hadithin




Kur Imam Buhariu u bë dhjetë vjeç dhe pasi kishte mbaruar arsimin fillor, Allahu
i Plotfuqishëm e bëri të interesuar për shkencën e Hadithit dhe ai u pranua në klasën
e Hadithit të Buharas. Ai u shkollua pas një studimi shumë energjik. Një vit më
vonë ai kishte një kujtesë shumë të mirë për tekstin dhe zinxhirët e transmetimit
të Hadithit, saqë ndonjëherë korrigjonte dhe mësuesit. Imam Buhariu po mësonte me
shpejtësi dhe kur arriti në moshën 16-vjeçare kishte mësuar përmendësh librat e
Abdullah ibn el-Mubarakut, el-Vakit dhe të shokëve të tjerë të ditur të Imam Ebu
Hanifes radiallahu anhum.



Vizita në Haramejn dhe fillimi i përpilimit të haditheve të tij




Kur ishte 18 vjeç, ai vizitoi Mekën bashkë me nënën dhe vëllanë e tij më të madh,
Ahmed ibn Ismail. Pasi bëri haxhin, vëllai i tij u kthye bashkë me nënën, kurse
Imam Buhariu qëndroi atje për t'u shkolluar më shumë. Ndërkaq ai shkroi një
libër me titull Kadaja es-Sahabeh ve-Tabiin. Pas kësaj ai shkoi në Medinen e ndritshme
për të përpiluar librin e famshëm të esma er-rixhal (emrave të burrave të transmetimit)
me titull Tarikh el-Kabir, ndërsa ulej pranë varrit të profetit, salallahu alejhi
ue selam, gjatë orëve me hënë. Menjëherë pasi e përfundoi këtë, filloi një seri
kopjesh. Muhamed ibn Jusaf el-Furejbi tha se në kohën që ai kishte kopjuar Tarikh
el-Kebir, Imam Buhariu ishte ende shumë i ri.



Imam Buhariu udhëtoi në shumë qytete për transmetimin e haditheve dhe përftoi shumë
dije, ndërsa qëndroi larg vendit të tij për shumë vite. Ai ka thënë: "Për të
kërkuar dije, udhëtova dy herë në Egjipt dhe Siri, katër herë në Basra
, kalova gjashtë vjet në Hijaz dhe shkova në Kufa dhe Bagdad shumë herë i shoqëruar
nga Muhadithin-ët".



Kujtesa e tij e fortë




Imam Buhariu kishte kujtesë shumë të fortë. Hashid ibn Ismail thotë se në fëmijërinë
e tij: "Imam Buhariu vinte me ne tek dijetarët e Basras, për të dëgjuar hadithet.
Të gjithë ne i shkruanim hadhithet, përveç Imam Buhariut. Pas 16 ditësh, e menduam
këtë gjë dhe e gjykuam Imam Buhariun duke i thënë 'ti i ke çuar dëm këto ditë
pune, sepse nuk i ke shkruar hadithet'. Imam Buhariu na kërkoi shënimet tona.
Kështu ne i morën të gjithë shënimet tona, sipas të cilave imam Buhariu filloi t'i
thoshte hadithet një nga një derisa sa na tregoi më shumë se 15 mijë! Duke dëgjuar
këto, na u duk se Imam Buhariu po na mësonte sërish të gjitha hadithet që kishim
marrë shënim".



Muhamed ibn Azhar Saxhistani thotë: "Unë shkoja tek Sulejman ibn Harabi i shoqëruar
nga Imam Buhariu për të dëgjuar hadithet. Unë i shkruaja, por Imam Buhariu jo. Dikush
më tha: "Përse nuk i shkruan hadithet Imam Buhariu?" Unë i thashë: "Nëse
nuk arrin të shkruash një hadith, mund ta marrësh nga kujtesa e Imam Buhariut".



Nëse Imam Buhariu e lexonte një libër ai e mësonte atë përmendësh menjëherë. Në
periudhën e parë, gjatë kohës që ai po merrte dije, ai mësoi përmendësh 70 mijë
hadithe dhe më vonë kjo shifër arriti në 300 mijë. Nga ky numër, 100 000 ishin sahih
dhe 200 mijë jo. Njëherë ai shkoi në Balkh dhe banorët dëshironin që ai t'u
thoshte nga një hadith prej secilit prej shehëve të tij. Atëherë ai tregoi një mijë
hadithe nga një për çdo sheh.



Sulejman ibn Muxhahid thotë: "Një ditë isha me Muhamed ibn Salam Bejkandin.
Muhamed ibn Selam tha: "Nëse do të kishe ardhur më shpejt do të të kisha treguar
djalin i cili ka mësuar përmendësh 70 mijë hadithe". Sulejmani u ngrit dhe
shkoi ta kërkonte Imam Buhariun. Pas pak e gjeti dhe e pyeti: "Ti je ai që
ka mësuar 70 mijë hadithe përmendësh?" Imam Buhariu u përgjigj: "Kam mësuar
më shumë se kaq përmendësh. Unë di vendin e lindjes, vdekjen dhe vendin ku kanë
banuar pjesa më e madhe e shokëve të profetit, prej të cilëve janë transmetuar hadithet".



Intelekti i tij i jashtëzakonshëm




Bashkë me kujtesën e tij të jashtëzakonshme ai kishte gjithashtu një intelekt të
mprehtë. Ai nuk mbështetej tek lapsi dhe letra, aq sa mbështetej tek mendja dhe
kujtesa e tij. Njerëzit i panë aftësitë e Imam Buhariut në shkencën e hadithit vazhdimisht,
por ai mbeti gjithmonë i suksesshëm si rezultat i zgjuarsisë dhe kujtesës së fortë
që i kishte dhënë Zoti.



Hafiz Ahmed ibn Adi thotë: "Kur banorët e Bagdadit kishin marrë vesh se Imam
Buhariu do të shkonte atje, muhadithinët e Bagdadit vendosën ta testonin atë duke
ndryshuar tekstin dhe zinxhirët e transmetimit të njëqind haditheve. Ata bashkuan
zinxhirin e një hadithi me tekstin e një tjetri dhe zinxhirin e këtij hadithi e
lidhën me tekstin e hadithit tjetër. Në këtë mënyrë ata ngatërruan tekstet me zinxhirët
e transmetimit të një qind haditheve dhe ua dhanë njerëzve, të cilët do t'ia
thoshin Imam Buhariut.



"Kur Imam Buhariu mbërriti në Bagdad , njerëzit u grumbulluan për nder të tij,
ku ishin të pranishëm pjesa më e madhe e ulemave, fisnikëve dhe popullit. Një person
u ngrit, sipas planit, dhe bëri një pyetje në lidhje me hadithin të cilit i kishin
ndryshuar zinxhirin e transmetimit. Pas kësaj u ngrit një tjetër dhe tha të njëjtën
gjë. Në këtë mënyrë ata i thanë njëqind hadithet dhe pritën përgjigjen e Imam Buhariut.
Ai tha se nuk i kishte kuptuar ato hadithe. Kur pa se kishin mbaruar pyetjet, u
ngrit dhe përshkroi zinxhirin e transmetimit të hadithit të parë të thënë dhe dha
zinxhirin e saktë. Në këtë mënyrë ai dha zinxhirin e saktë të transmetimit për njëqind
hadithet. Kur ai mbaroi, gjithë publiku e lavdëroi dhe pranoi epërsinë dhe madhështinë
e Imam Buhariut".



Hafiz Abul-Azar tregon: "Njëherë në

Samarkand u mblodhën katërqind muhadithin për të testuar Buhariun, ata e bënë këtë
duke përzier transmetimet e Irakut me atë të Sirisë dhe anasjelltas. Në mënyrë të
ngjashme ata përzien transmetimet e Haram-it (Mekës) me të Jemenit dhe anasjelltas.
Ata ia bënë këtë Imam Buhariut për shtatë ditë, por nuk arritën ta ngatërronin as
një herë të vetme. Ai kishte dije të plotë për shkencën e Hadithit. Në atë periudhë
asnjë nuk kishte njohuri më të mira për mënyrat e ndryshme të transmetimit, se sa
Imam Buhariu".



Jusuf ibn Musa Maruzi thotë: "Isha ulur në xhaminë kryesore të Basras kur dëgjova
një zë: 'O kërkues i dijes, Imam Muhamed ibn Ismaili ka ardhur. Ai që do të
marrë hadithe prej tij, duhet të shkojë tek ai". Maruzi tha: "Pashë një
burrë të dobët pranë një shtylle, i cili po falej me përulje dhe nënshtrim të madh
dhe ai ishte Imam Buhariu. Sapo u bë njoftimi, njerëzit kureshtarë nga të gjitha
drejtimet nisën të mblidheshin rreth tij".



Paraqitje e shkurtër e jetës së tij personale




1. Pavarësia:



Babai i Imam Buhariut, Muhadith ismail ibn Ibrahim ishte shumë i pasur dhe Imam
Buhariu trashëgoi shumë pasuri. Ai e jepte pasurinë në bazë të partneritetit financues
(për shembull nëse një person ka në pronësi një dyqan, përfitimet ndahen për gjysmë,
por vetëm njëri partner e bën gjithë punën). Abu Said Bakr ibn Munir thotë: "Një
herë Abu Hafs i dërgoi disa mallra Imam Buhariut dhe kur tregtarët e mësuan këtë,
ata erdhën dhe i ofruan 5 mijë dërhemë. Ai u tha atyre 'Ejani në mbrëmje'.
Një grup tjetër tregtarësh i ofruan 10 mijë dërhemë, por ai u tha atyre 'Kam
bërë një marrëveshje me një tjetër. Unë nuk dua ta ndryshoj nijetin tim për hir
të dhjetë mijë dërhemëve".



2. Thjeshtësia



Nga ky këndvështrim i karakterit të tij, Imam Buhariu ishte një njeri i thjeshtë
dhe punëtor. Ai i plotësonte nevojat e tij vetë. Pavarësisht se kishte shumë pasuri
dhe pozitë, ai mbante gjithmonë numrin minimal të shërbëtorëve. Muhamed ibn Hatim
Warraq i cili ishte një prej përkrahësve të tij më të mëdhenj, ka thënë: "Imam
Buhariu po ndërtonte një bujtinë afër qytetit të Buharas dhe po i vendoste tullat
me duart e tij. Unë shkova dhe i thashë 'Më lejo mua t'i vendos tullat',
por ai u përgjigj: 'Ditën e Gjykimit kjo do të jetë për të mirën time".



Warraq vazhdon dhe thotë: "Kur e shoqëronim Imam Buhariun në udhëtime ai na
mblidhte në një dhomë dhe vetë rrinte në një dhomë tjetër. Njëherë e pashë Imam
Buhariun që u ngrit rreth 15-20 herë gjatë natës dhe çdo herë e ndizte vetë llambën.
Ai nxirrte disa hadithe i shënonte dhe pastaj mbështetej në jastëk. Unë i thashë:
"Përse e bën gjithë këtë vetëm natën, kur mund të më zgjosh mua (që të të ndihmoj)'.
Ai u përgjigj: 'Ti je i ri dhe ke nevoje të flesh, unë nuk doja të të prishja
gjumin".



3. Bujaria



Ashtu si ishte bujar me pasurinë e tij, ai ishte bujar dhe me zemrën e tij. Ndonjëherë
ai jepte për bamirësi 3 mijë dërhemë në ditë. Warraq ka thënë se fitimet e Imam
Buhariut ishin 500 dërhemë në muaj dhe ai i shpenzonte të gjitha për nxënësit e
tij.



4. Asketizmi (zuhdi)



Imam Buhariu rrinte larg gjithë dëshirave dhe joshjeve të kësaj bote. Ndonjëherë,
në kërkim të dijes, ai hante bar të thatë. Zakonisht ai hante dy ose tre bajame
në ditë. Njëherë u sëmur dhe mjekët i thanë: "Zorrët të janë tharë sepse ke
ngrënë vetëm gjethe të thata". Atë çast Imam Buhariu u tha mjekëve se kishte
ngrënë gjethe të thata për dyzet vjet dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte ngrënë asnjëherë
ndonjë lloj ushqimi tjetër/mishi.



5. Droja karshi Allahut



Ai ishte shumë i devotshëm dhe i drejtë. Ai i frikësohej shumë Allahut. Ai nuk merrej
me përgojime dhe i respektonte gjithmonë te drejtat e të tjerëve. Bakr ibn Munir
tregon se Imam Buhariu ka thënë: "Kam shpresë se kur ta takoj Zotin tim, Ai
nuk do të më marrë në llogari, sepse unë nuk kam përgojuar asnjëherë".



Imam Buhariu ishte shumë vigjilent në adhurimin e tij, ai falte nafilet dhe agjëronte
shumë. Ai e lexonte gjithë Kuranin për një ditë muajin e ramazanit dhe lexonte dhjetë
kapituj të Kuranit natën vonë. Ai e mbaronte Kuranin e shenjtë në teravi dhe çdo
rekat lexonte njëzet ajete. Ai ishte shumë i sjellshëm, tolerant dhe i butë. Ai
nuk zemërohej asnjëherë nëse keqtrajtohej nga të tjerët dhe kërkonte falje për ata
që ia atribuonin atij të keqen. Nëse donte të korrigjonte një person, ai nuk e turpëronte
asnjëherë në sy të të tjerëve.



Mbërritja e tij në Nishapur dhe çështja e krijimit të Kuranit




Në vitin 250 pas hixhretit Imam Buhariu vendosi të shkojë në Nishapur. Pasi ky lajm
u bë i ditur, u përhap një valë gëzimi mes banorëve. Në atë kohë Muhamed ibn Jahja
adh-Dhuhli ishte në krye të zonës me aktivitetet letrar të Nishapurit. Ai i këshilloi
dhe i drejtoi banorët e qytetit të mblidheshin për mirëseardhjen e Imam Buhariut.
Një turmë e madhe doli në periferi të qytetit për të pritur Imam Buhariun me madhështi
dhe respekt. Imam Muslim ibn Haxhaxh ka thënë se gjatë gjithë jetës së tij, ai nuk
kishte parë një pritje të tillë për ndonjë dijetar apo për një sundimtar.



Imam Buhariu filloi të jepte mësime për Hadithin në Nishapur. Në çdo seancë vinte
një numër shumë i madh njerëzish për të dëgjuar dhe shumica prej tyre kishin ardhur
veçanërisht për të mësuar shkencën e Hadithit. Megjithatë disa njerëz të pakëndshëm
ishin ziliqarë për reputacionin dhe popullaritetin e Imam Buhariut. Këta njerëz
bënë që Muhamed ibn Jahja edh-Dhuhli të bëhej kundërshtari i tij. Gjatë kësaj ngjarjeje
Muhamed ibn Jahja e konsideroi shqiptimin e Kuranit si të përhershëm dhe këmbënguli
për këtë koncept.



Njëherë një burrë iu afrua Imam Buhariut dhe e pyeti nëse Kurani ishte i krijuar
(mehluq) apo jo i krijuar (gajr mehluk). Imam Buhariu heshti për një çast. Burri
këmbëngulte të merrte përgjigjen, atëherë ai i tha: "Kurani është fjala e Allahut
dhe ajo nuk është e krijuar (gajr mehluq)". Burri bëri disa pyetje të tjera
për fjalët e Kuranit, për të cilat Imam Buhariu tha: "Veprimet tona janë të
krijuara dhe shqiptimi është një prej veprimeve tona".



Mosmarrëveshja ishte vetëm për shqiptimin (lafz) të Kuranit, jo për fjalët e Kuranit,
edhe pse lafz do të thotë gjithashtu "formulim". Edh-Dhuhli dhe disa të
tjerë të afërt me medhhebin hanbelit, gjykuan se shqiptimi është i pakrijuar, po
ashtu si Kurani. Të tjerët si Buhariu dhe Muslimi, al-Karabisi, shoku i Shafiiut
e të tjerë, e konsideruan shqiptimin të krijuar, përderisa është pjesë e veprimeve
të njeriut dhe pa dyshim veprimet janë të krijuara. Nuk kishte asnjë mosmarrëveshje
se fjalët e Kuranit nuk janë të krijuara, përderisa ato janë Fjala e Allahut.



Ajo që i pajton dy këndvështrimet e ndryshme për këtë temë, është se lafzi përdoret
nga disa njerëz me kuptimin: fjalët e shpallura të pakrijuara dhe përmbajtja e leximit,
ndërsa për të tjerët do të thotë: veprimi i shqiptimit, i cili është i krijuar;
prej këtu vjen kujdesi i madh i treguar nga disa persona, si Imam Buhariu, i cili
nuk tha: "Lafzi është i krijuar", edhe pse e përdori me kuptimin e dytë,
përderisa ai tha: "Lafzi është një veprim i qenieve njerëzore dhe veprimet
tona janë të krijuara". Kjo dykuptimësi leksikore është një dëshmi se ndryshimet
për këtë çështje të veçantë ishin kryesisht në terminologji dhe jo për përmbajtjen.
Përveç kësaj është dhe një ndryshim rrënjësor për metodën për përshtatjen e kësaj
dialektike (kelam), që helmoi ajrin me gjykime të panevojshme nga ana e ndjekësve
të imam Ahmedit – Allahu e di më së miri.



Pas kësaj filloi propaganda masive kundër Imam Buhariut, ku iu bënë akuza se ai
besonte se fjalët e Kuranit janë të krijuara. Kur Dhuhli i dëgjoi këto fjalë ai
i shkëputi lidhjet e tij me Imam Buhariun dhe u bë kundërshtari i tij. Ai filloi
t'i paralajmëronte njerëzit se ata nuk duhet të shkonin në leksionet e Imam
Buhariut. Si pasojë, njerëzit nisën të mos shkonin në leksionet e tij përveç Muslim
ibn Haxhaxhit. Më në fund, për shkak të zhgënjimit të tij, Imam Buhariu u largua
nga qytetit i Nishapurit dhe u kthye në Buhara.



Dëbimi nga vendi i tij




Kur banorët e Buharasë u lajmëruan se Imam Buhariu po kthehej në vendin e tij, ata
u gëzuan shumë dhe ngritën tenda disa milje jashtë qytetit për ta mirëpritur atë.
Ata e pritën me përzemërsi për kthimin e tij. Ai hapi një shkollë atje, ku e kaloi
pjesën më të madhe të kohës duke dhënë mësim me kënaqësi.



Edhe këtu kishte njerëz ziliqarë të cilët e shqetësuan, ata takuan guvernatorin
e Buharasë, i cili ishte një përfaqësues i Kalifatit Abasit, Halid ibn Ahmedin.
Ata i thanë ta thërriste Imam Buhariun në shtëpinë e tij dhe t'i kërkonte që
t'i jepte mësim djalit të tij. Kur guvernatori ia bëri këtë sugjerim Imam Buhariut,
ai i tha: "Unë nuk dua të abuzoj me dijen. Kushdo që do të mësojë, duhet të
vijë në shkollën time". Guvernatori u përgjigj duke i thënë: "Nëse djali
im vjen në shkollën tënde, duhet të bashkohet me njerëzit e thjeshtë. Ti duhet t'i
japësh mësim veçmas". Imam Buhariu u përgjigj: "Unë nuk ndaloj asnjeri
nga dëgjimi i haditheve". Pasi e dëgjoi këtë, guvernatori i Buharasë u zemërua
me të dhe mori fetva (vendim) nga ulema oportuniste kundër Imam Buhariut, që ta
dëbonin nga qyteti.



Imam Buhariu ishte shumë i shqetësuar nga ideja se do ta largonin nga vendi i tij.
Pas një muaji, kalifi i Bagdadit e pushoi guvernatorin e Buharasë, Halid ibn Ahmed
adh-Dhuhlin. Guvernatori u përjashtua nga pallati i turpëruar dhe u dërgua në burg,
ku vdiq pas pak kohe. Poashtu dhe mbështetësit e guvernatorit vdiqën gjithashtu
në mënyra të turpshme.



Vdekja e tij




Pasi u kthye në Buhara, Imam Buhariu vendosi të udhëtojë në Samarkand. Ai ishte
akoma shumë larg nga qyteti, kur ai dëgjoi se njerëzit atje kishin dy pikëpamje
për të. Prandaj ai vendosi të qëndrojë në një fshat që quhej "Kharteng".
Atje ai bëri lutjen e mëposhtme: "O Allah, toka, pavarësisht nga madhështia
e saj, po bëhet e ngushtë për mua dhe po më shqetëson shumë. Prandaj më merr tek
Ti". Pas kësaj lutjeje ai u sëmur. Ndërkaq banorët e Samarkandit dërguan një
njeri që ta merrte. Buhariu u ngrit dhe ishte gati të udhëtonte, por e lanë fuqitë.
Pastaj filloi t'i lutej Zotit, u shtri në shtrat dhe ndërroi jetë – Allahu e
mëshiroftë. Ai vdiq natën e Bajramit, nata e parë e Shevalit në vitin 256 pas hixhretit.
Ai ishte 62 vjeç pa 12 ditë. Këtë natë, dielli i dijes së gjerë, virtyteve dhe të
mirave, perëndoi. Dija dhe veprimet e tij kishin ndriçuar zemrat dhe mendjet e banorëve
të Samarkandit, Buharasë, Bagdadit dhe Nishapurit.



Njerëzit e panë në ëndërr me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem)




Imam Buhariu e kaloi jetën në kërkim të mënyrës së jetesës së dhënë nga profeti,
duke vepruar sipas thënieve të tij dhe duke bërë kërkime në këtë shkencë. Çdo veprim
i tij ishte një pjesë e rrugës së të dërguarit. Warraq tha: "Pashë në ëndërr
Imam Buhariun duke ecur pas profetit a.s dhe këmbët e tij shkelnin pikërisht aty
ku kishte shkelur profeti a.s".



Farbari ka thënë: "Takova profetin a.s në ëndërr dhe më pyeti: "Ku po
shkon?" Unë u përgjigja: "Tek Muhamed ibn Ismail (al-Buhariu)". Atëherë
ai më tha: "Shko dhe bëji selam nga unë".



Abd el-Wahid ibn Adam Awajsi ka thënë: "Pashë në ëndërr profetin a.s duke ndenjur
me një grup nga shokët e tij. E pyeta: "O i dërguari i Allahut, kë po pret?"
Ai u përgjigj: "Buhariun". Pas disa ditësh dëgjova se Buhariu kishte ndërruar
jetë. Ai kishte vdekur në atë moment që kisha parë profetin a.s në ëndërr".



Përfundim




Imam Buhariu nuk ishte vetëm dijetar, adhurues, besimtar dhe njeri i suksesshëm,
por ai i frikësohej Allahut në çdo kohë dhe e donte të dërguarin e Tij. Veprat e
tij që i dha botës gjatë jetës së tij përdoren edhe sot dhe ndërsa ymeti mysliman
kryen veprat e përditshme të adhurimit, ata e kuptojnë rolin e rëndësishëm të Imam
Buhariut. Ai i grumbulloi dhe i qarkulloi hadithet e profetit kudo që ishte e mundur
dhe Allahu ia zgjeroi pozitën në çdo cep të botës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jeta dhe vepra e Imam Buhariut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» jeta dhe vepra e Imam Muslimit
» Shembuj të shkëlqyer nga jeta e imam Ebu HANIFES ?!
» [Teme islame] 3 Vepra te çojnë në shpëtim, 3 vepra të tjera çojnë në shkatërrim.
» Tre vepra te medha...
» Nxitje për vepra të mira

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Tabiinët-
Kërce tek: