Imam Muslimi
Emri i plotë i tij:Quhet Ebul Husejn, Muslim ibën Haxhxhaxh ibën Muslim
ibën Verd ibën Keushadh, nga fisi Kushajrij që banonte në Nejsabur.
Autor i librit “Es-Sahih”, një prej Imameve të hadithit, Eth-Thikka (i
besueshëm), El-Hafidh, El-Alim (dijetar) në lëminë e fikhut, El Huxhe
(autoritet) në shkencën e hadithit.
Rrejdh prej fisit Kushajrij që ishin pasardhësit e Kushajr ibën K’ab
ibën Rebi’a ibën Amir ibën S’asa. Ky fis është degë e fisit Hevazin prej
Adnanijunë-ve dhe është i njohur me shumë dijetarë në mesin e tyre.
(El-Lubab fi teh-dhibil ensab 3/37-38)
Imam Muslimi u lind dhe jetoi në qytetin Nejsabur një prej qyteteve më të bukur në krahinën Horasan.
Datëlindja:
Në fillim të shekullit tretë sipas kalendarit hixhrij, në kohën e artë
të sunnetit, në vitin 204 h (sipas shumicës) në qytetin Nejsabur lindi
Imam Muslimi. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)
Imam Muslimi jetoi një jetë të pasur sepse ishte tregtar i njohur një nga bamirësit e Nejsaburit. (Sijer, 12/570)
Udhëtimet e tij në kërkim të hadithit:
Imam Muslimi ishte prej dijetarëve që udhëtonin shumë në kërkim të hadithit për t'i shenuar.
Thotë Dhehebiu për herë të parë dëgjoi hadithe prej Jahja ibën Jahja
Et-Temimiut në vitin 218 h pastaj në vitin 220 h udhëtoi për në haxhxh
ku mësoi tek K’anabiu. Në Kufe dëgjoi hadithe prej Ahmed ibën Junusit
dhe prej tjerëve. (Sijer, 12/558)
Në Horasan mësoi tek Is-hak ibën Rahavejhi, në Rejj shenoi hadithe prej
Muhammed ibën Mihranit, Ebu Gassanit dhe tjerëve. Udhëtoi në Irak për të
mësuar tek Ahmed ibën Hanbeli dhe Abdullah ibën Mesleme dhe në Hixhaz
për të mësuar tek Se’id ibën Mensur dhe Ebu Mus’ab. Në Egjipt mësues të
tij ishin Amër ibën Sevad, El-Lejth ibën S’ad, Harmele ibën Jahja dhe
shumë tjerë. (Shedherat dheheb fi ahbari men dheheb, 2/144)
Mësuesit e tij:
Imam Muslimi pati fatin që të mërr dijën prej imameve më të njohur të
kohës së tij. Ai mësoi tek Imam Ahmed ibën Hanbeli, Imam Is-hak ibën
Rahavejh, Imam Se’id ibën Mensuri, Imam Darimiu, Imam El-Lejth ibën
S’ad, Imam Uthman ibën Muhammed ibën Ebi Shejbe, Imam Ebu Zur'a Er-Razi
dhe shumë tjerë. Imam Mizzi në librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/499)
përmend me emër mbi 250 mësues të Imam Muslimit. Kur Imam Buhariu e
vizitoi Nejsaburin Imam Muslim merrte pjesë në tubimin e tij së bashku
me Imam Ebu Zur’an dhe Imam Ebu Hatimin.
Thotë Hatib Bagdadi: Muslimi ndoqi metodën e Buhariut në punën e tij.
Është i njohur rasti të cilin na e rrëfen Ahmed Hamdun El Kassar kur
Imam Muslimi erdhi tek Imam Buhariu e puthi në ballë dhe i tha: O
mësuesi i mësuesve , më i zgjedhuri prej muhaddithinëve, mjek i hadithit
dhe e pyeti për hadithin për fjalët që thuhen në fund të tubimit dhe
kur Imam Buhariu u përgjigj Imam Muslimi tha:”nuk të urren ty kush
përveç ziliqarit. Dëshmoj se nuk ka në botë njeri (dijetar) si ti.
(Tarih Bagdad, 13/102)
Nxënësit e Imam Muslimit:
Numri i nxënësve që morrën dituri prej tij është gjithashtu i madh në mesin e tyre më të njohur janë:
Imam Tirmidhiu, Ibrahim ibën Is-hak Es-Sajrafij, Ahmed ibën Mubarek el
Mustemli, Salih ibën Muhammed El Hafidh, Abdullah ibën Jahja Es-Serhasij
El Kadi, Imam Ebu Bekr Muhammed ibën Is-hak ibën Huzejme, Imam Ebu
Avane El Isfirainij dhe shumë tjerë.
Imam Mizzi në librin e tij “Tehdhibul Kemal” (27/503) përmend me emër mbi 65 nxënës të Imam Muslimit.
Disa nga fjalet e Imamëve për Imam Muslimin:
Egziston konsenzus të dijetarëve Islam për vendin e lartë të Imam
Muslimit në mesin e dijetarëve. Veprimtaria e tij në lëminë e hadithit
dhe fjalët e Imamëve flasin qartë për dhe gradën e lartë të cilën e
arriti Imam Muslimi. Të dëgjojmë së bashku disa fjalë të dijetarëve:
Një ditë kur Imam Muslimi ishte duke kaluar në praninë e Is-hak ibën
Mensurit ky i tha:”Nuk do të mungoje hajri në mesin e muslimanëve derisa
je gjallë” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)
Thotë Ebu Hatimi:”Muslimi ishte Thikka (i besueshëm) prej Hafidhëve të hadithit. (El Xherhu vet-T’adil, 8/182)
Muhammed ibën Beshshar ka thënë:”Në dynja janë katër Hafidha, Ebu Zur’a
në Rejj, Abdull-llah Ed-Darimij në Samarkand, Muslimi në Nejsabur dhe
Buhariu në Buhara”. (Tarih Bagdad, 2/16)
Ahmed ibën Seleme thotë: “Ebu Zur’a dhe Ebu Hatimi në njohjën e hadithit
i jepnin përparësi Muslimit para shumë dijetarëve të kohës së tyre.”
(Tarih Bagdad, 13/101)
Kur tek Is-sak ibën Rahavejhi u përmend Imam Muslim ai tha: “Kush është si ky burrë.” (Tarih Bagdad, 13/102)
Thotë Muhammed ibën Abdul Vehhab El Fera:”Muslimi ishte prej thesarëve të diturisë.” (Tehdhibut-Tehdhib, 10/127)
Thotë Ibën Ehremi:”Nga qyteti ynë kanë dalur tre dijetarë të hadithit:
Muahmmed ibën Jahja, Ibrahim ibën Ebi Talib dhe Muslimi.”
(Tehdhibut-Tehdhib,10/128).
Veprat e Imam Muslimit
1) Es-Sahih (e botuar shumë herë)
2) Kitabul Kuna vel Esma (dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijje, Damask)
3) Kitabul mufredati vel Vuhdan (dorëshkrim, është botuar më herët në Akra, Indi)
4) Kitabut-Tabekat (dorëshkrim në bibliotekën private të Ahmed Eth-Thalith)
5) Rixhalu ‘Urve ibën Zubejr (dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijje, Damask)
6) Kitabut-Temjiz (dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijje, Damask)
Këto dorëshkrime nuk kan humbur kurse librat që vijojnë i ka përmendur
Dhehebiu në “Tedhkiretul Huffadh”, 2/590 dhe “Sijer”, 12/579
7) El Xham’i ala Ebvab
8) El Musned El Kebir ala rixhal
9) El ‘Ilel
10) El Ekran
11) Sualat Ahmed ibën Hanbel
12) Amër ibën Shuajb
13) Intifa’ bi uhub siba’
14) Meshajih Malik
15) Meshajih Theurij
16) Meshajih Shu’be
17) Men lejse lehu il-la ravin vahid
18) Evladus-Sahabe
19) El Muhadramin
20) Efradush-Shamijjin (Mukadimetu muhakkik sherh Sahih Muslim li Nevevij 1/69-98)
Libri i tij (Sahih Muslim):
Libri më i njohur i tij është “Es-Sahih” të cilin e përpiloi si
përgjijge kërkesës së një nxënësi i cili kërkoi prej tij të shenoi një
libër në të cilin do të përmblehen vetëm hadithet e sakta (Sihah) dhe si
pasojë e shumë librave që u përpiluan e që ishin përplotë me hadithe të
dobëta dhe të shpikura.
Thotë Ibën Sallahi: Na është transmetuar se Imam Muslimi ka thënë:”E
përpilova këtë libër dhe i zgjodha hadithet e tij prej 300 000 haditheve
të cilët i kam dëgjuar” (Sijanetu Sahih Muslim, 67-68)
Ky libër konsiderohet si libër bazë në lëminë e hadithit dhe libër më i saktë pas librit “El Xhami’ Es-Sahih” të Imam Buhariut.
Sa vend të rëndësishëm ka ky libër shihet nga shumë komentimet e këtij libri dhe ne do të përmendim vetëm disa prej tyre:
1) El Mufhim fi sherhi Muslim- Abdul Gafur ibën Ismail El Farisij
2) El Mu’lim fi sherhi Muslim – Abdullah El Mazirij El Malikij
3) Ikmalul Mu’lim bi fevaidi sherhi Sahih Muslim- El Kadi ‘Ijad El Jehsubij
4) Sherh Sahih Muslim- Amër ibën Uthman ibën Sallah
5) El Minhaxh fi sherhi Sahih Muslim ibën Haxhxhaxh- Ebu Zekerija Jahja ibën Sheref En-Nevevij
6) Ikmalu Ikmalil Mu’lim – ‘Isa ibën Mes’ud Ez-Zavavij
Numri i komentimeve të shkruara për Sahih Muslimin arrinë numrin prej 50
titujve nga ajo që unë pata mundësi ta hulumtoj (Tedvinus-Sunne
En-Nebevijje, 129-130 të mësuesit tim D-r Muhammed ibën Matar
Ez-Zehranij All-llahu e ruajtë).
Vdekja e Imam Muslimit
Për vdekjen e tij lidhet një rast i habitshëm nga i cili shihet se kur
dijetarët janë thelluar në dituri kanë harruar se çfarë ndodhë përreth
tyre.
Imam Ibën Kethiri kështu na e rrëfen këtë ndodhi:”U tubua Muslimi me
disa njerëz për t’i përkujtuar hadithet. Një prej të pranishmive
përmendi një hadith të cilin Imam Muslimi se kishte dëgjuar. Kur e
dëgjoi këtë hadithdoli shpejt drejt shtëpisë, ndezi qirinë dhe filloi ti
shfleton librat duke kërkuar hadithin në fjalë. Në praninë e tij ishte
një shportë me hurma dhe ai filloi të han prej tyre. Tërë natën e kaloi
duke e kërkuar hadithin dhe duke hangër prej hurmave në shportë ashtuqë e
kishtë zbrazur shportën. Kur në mëngjes e gjeti hadithin sikur u
kthjell dhe e pa se e kishta zbrazur shportën.
Pas kësaj ai u sëmuri dhe natën e diel me 25 Rexheb të vitit 261h ndëroi jetë. (El Bidaje ven-nihaje, 11/34)
All-llahu e mëshiroftë Imam Muslimin më mëshirën e tij të gjërë