- Cito :
- Abdullah ibn Umer Ibn Khatabi tregon se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
Abdullah ibn Umer Ibn Khatabi tregon se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Tri gjëra çojnë në shpëtim, tri të tjera çojnë në shkatërrim,
tri ndikojnë në fshirjen e mëkateve dhe tri të tjera në ngritjen e gradave.
Tri gjërat që çojnë në shkatërrim janë: kopracia e tepruar, pasimi i epshit dhe të kënaqurit e secilit me mendimin e vet.
Tri gjërat që çojnë në shpëtim janë: Te jesh i drejtë kur je i zemëruar dhe kur je i gëzuar,
të jesh i matur ne shpenzim kur je në mireqënie
dhe kur je i varfër dhe frika ndaj Allahut në vetmi dhe haptazi.
Tri gjërat që fshijnë mëkatet janë: pritja e namazit pas namazit,
marrja mirë e abdesit në kohë shumë të ftohtë dhe ecja për t’u falur me xhemat.
Tri gjërat që çojnë në ngritjen e gradave janë:
të ushqesh të varfërit,
përhapja e selamit dhe falja e namazit të natës ndërkohë që njerëzit flenë.”