Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| | Bujaria dhe Kopracia | |
- Bujaria është një pemë mes pemëve të xhennetit, që i ka shtrirë degët e saj në këtë botë. Kush kapet pas një prej degëve të saj, ajo e shpie në xhennet.
- Ndërsa kopracia është një pemë nga pemët e xhehennemit, e cila i ka shtrirë degët e saj në këtë botë. Kush kapet për njërës prej këtyre degëve, ajo e zvarrit për në xhehennem. (Bejhakiu, VII, 435)- Gjendja e kopracit e të bujarit i ngjan gjendjes së dy vetëve që kanë veshur nga një parzmore që u mbulon kraharorin dhe kockat e shpatullës.
- Bujarit, përsa kohë që jep sadaka, parzmorja që ka sipër i zgjerohet, i zgjatet, ia mbulon majat e gishtave të këmbës dhe ia fshin gjurmët e këmbës.
- Ndërsa kopraci, kur do të japë diçka, rrathët e parzmores futen në njëra-tjetrën dhe e shtrëngojnë. Sado që të mundohet ta zgjerojë, nuk ia del dot mbanë. ( Buhari, 89, 28; Muslim, 76-77)- Njeriu bujar është afër Allahut, xhennetit, njerëzve dhe është larg xhehennemit.
- Ndërsa kopraci është larg Allahut, xhennetit, njerëzve dhe është afër zjarrit të xhehennemit!
- Bujari i paditur është më i dashur te Allahu se sa adhuruesi koprac. (Tirmidhi, 40/1961)“ Mos i shikoni gabimet e bujarit sepse, kur ai bën gabim, Allahu Teala e kap për dore.” (Hejsemi, VI, 282)Vajza e Ebu Bekrit, Esma radijallahu anha thotë se i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ue sellem i ka thënë: “Mos ia shtëngo grykën qeses, sepse edhe Allahu të jep ty duke e shtrënguar!” (Buhari, 21)Hazreti Mevlana Xhelaleddin Rumi thotë:“ Jep dhe mos numëro, përndryshe edhe Allahu e numëron dhe e fsheh mirësinë e Tij ndaj teje. Mos i fshih paratë në qyp, përndryshe edhe Allahu i fsheh nga ti.” “ Bujaria është dega e selvisë së xhennetit. Turp për atë që e lë këtë degë. Ai që mbjell, së pari e zbraz hambarin (depon), por pastaj korr shumë, por ai që e mban farën në hambar, së fundi e bën ushqim për minjt.” “ Ashtu sikundër bukuritë kërkojnë pasqyrë të pastër, edhe bujaria kërkon njerëz të varfër dhe të dobët. Fytyra e të bukurve duket bukur në pasqyrë, edhe bukuria e bujarisë dhe e mirësisë del pah tek të varfërit dhe të dobëtit." “ Zemrat e mbytura në varfëri i ngjajnë një shtëpie të mbushur me tym. Hapi një dritare shtëpisë me tym duke i dëgjuar hallet e tyre, ashtu që tymi të dalë jashtë dhe zemra jote të zbutet.” - Edhe në ditët tona ka nevojë për lëmoshë dhe bujari, brenda mundësive që kemi. Nuk duhet të harrojmë se ne mund të ishim në vendin e njerëzve të vuajtur dhe nevojtarë.
- Për këtë arsye, bujaria dhe zemërgjërësia jonë ndaj të sëmurëve, të dobtëve, të vetmuarve, nevojtarëve dhe të uriturve, është borxh falenderimi ndaj Zotit.
- Mirësitë që kemi, le t’i ndajmë me të varfërit, ashtu që zemrat të cilat i kemi kënaqur, të jenë ndjenja jonë shpirtërore në këtë botë, ndihma jonë në ahiret dhe lumturia jonë në xhennet.Shkruan: Bujamin Salija | |
|
Sat 17 Dec 2011 - 17:27 nga Admin