Një gjykatë izraelite e ka refuzuar një apelim që të ndalet prishja e pjesërishme e një xhamie në Re’sul-Amud në lindje të Jeruzalemit, deklaroi imami i asaj xhamie.
Gjykata tha se një seksion i xhamisë Muhammed El-Fetih ishte ndërtuar pa leje dhe duhej të prishej, deklaroi shejh Sabri Ebu Diab për agjensinë e lajmeve Me’an.
Imami i xhamisë tha se ky seksion përdoret për t’u falur gratë.
Seksioni prej 70 metrash katrorë u ndërtua në vitin 2009 në mënyrë që të rritej kapaciteti i xhamisë, veçanërisht për faljen e namazit të xhumasë, meqë mijëra besimtarë që nuk kanë mundësi qasjeje për t’u falur në El-Aksa, falen në xhaminë në fjalë, tha Ebu Diab duke shtuar se inxhinierët dhe avokatët kanë tentuar që të merrnin liçensë për këtë seksion, mirëpo autoritetet izraelite kanë refuzuar.
Për herë të parë prishjen e seksionit e urdhëroi një gjykatë e Jeruzalemit në vitin 2012, mirëpo vendimi u tërhoq.
Vendimi i fundit nuk mund të tërhiqet, por anëtarët palestinezë të Knessetit izraelit, Ibrahim Sarsour, Massoud Ghanayim dhe Taleb Abu Arar, kanë thënë se do të mundohen që ta ndalojnë këtë prishje.
Pjesa tjetër e xhamisë u ndërtua në vitin 1964 në tokën nën pronësi të fondacionit për ndihma (vakfit).
Burimi: Muslimnews[justify]