[Only admins are allowed to see this image]Ramazani është muaj i agjerimit, adhurimit, qëndresës, bujarisë, durimit, vetëvlerësimit dhe Kur’anit. Në fakt, ekzistojnë disa grupe dhe shtigje në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Le të shohim, pra, se cilit grup i takojmë ne!
Grupi i parë
Ky është një grup që Ramazanin e sheh si periudhë të frenimit dhe parandalimit; një periudhë ndalesash ndaj dëshirave dhe epsheve. Ata nuk i kuptojnë të mirat dhe begatitë e Ramazanit. Ne do t’i gjejmë ata përtacë dhe të lodhur. Ata agjerojnë me vështirësi të mëdha, ndërsa vazhdojnë përgojimin, gënjeshtrën dhe mëkatet e tjera. Ata agjërimin nuk e shohin diçka tjetër, përveç se një pengesë para dëshirave dhe epsheve të tyre.
Grupi i dytë
Është një grup që Ramazanin e bekuar e sheh si një muaj të ushqimit dhe pijes. Shumica e kohës së tyre konsumohet duke shkuar dhe ardhur nga dyqanet ushqimore, pra duke blerë ushqime për veten e tyre, familjen dhe miqtë. Ramazani nuk iu shton gjë tjetër atyre, përveç se oreksin. E dimë fare mirë se konsumimi i tepërt i ushqimit shkakton lodhje dhe përtaci. Gjënë më të keqe që bijtë e Ademit mund të mbushin është barku i tyre. Përveç kësaj, disa prej tyre në Ramazan shtojnë edhe peshë madje!
Grupi i tretë
Ata nuk dinë gjë për Ramazanin, përveç se që është obligim. As ditët as netët nuk i kalojnë në adhurim, madje as pesë kohët e namazit ditor nuk i falin ndoshta. Ata zgjohen dhe flejnë me pakënaqësinë e Allahut xh.sh.
Grupi i katërt
Ky është një grup që nuk e njeh Allahun e Madhërishëm, përveç se gjatë Ramazanit të bekuar. Ata shkojnë dhe e falin namazin e xhumasë, e frekuentojnë xhaminë shpesh dhe gratë e vendosin edhe hixhabin gjatë kësaj periudhe, ama vetëm gjatë kësaj periudhe. Kur kryhet ky muaj i begatë, të gjitha ato punë të mira që i bënin, marrin fund, dhe kjo gjendje vazhdon gjer në muajin tjetër të Ramazanit, si dhe
Grupi i pestë
Ky është një grup që mezi e pret ardhjen e muajit të mrekullueshëm të Ramazanit dhe kur ky mbërrinë, ata i përvjelin edhe më tepër mëngët e tyre dhe punojnë shumë e më shumë, si dhe pa u ndalur. Ky muaj i përtërinë dhe i përforcon ata në çdo aspekt, sidomos në atë shpirtëror.
Pra, të respektuar vëllezër e motra, le të vlerësojmë atëherë se cilit grup athua po i takojmë ne!?