FETVA TË ZGJEDHURA
RRETH ÇËSHTJES SË GRUAS
Perktheu
Afet Beadini
VAzhdon
HIXHABI, VESHJA DHE ZBUKURIMET
TRETMANI I PËRQESHJES SË GRAVE TË CILAT MBAJËN HIXHABIN DHE E MBULOJNË FYTYRËN.
PYETJE: Si konsiderohet ai person që i përqeshë gratë që janë të veshura me hixhab?
PËRGJIGJE: Ai që tallet me një musliman apo muslimane për arsye se ai praktikon rregullat e sheriatit, është pabesimtarë, pa marrë parasysh se është tallur me muslimanen për shkak të hixhabit, apo për diçka tjetër. All-llahu xh.sh thotë:” E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë. (Et Tevbe 65- 66)
Komisioni i përhershëm.
TRETMANI I BAJTJES SË PERRIKUT
PYETJE: Si e trajton Sheriati gruan që mbanë perrikës që të zbukurohet për burrin e saj?
PËRGJIGJE: Çdo njëri bashkëshort duhet të zbukurohet për njëri - tjetrin, që të jenë të dashur për njëri tjetrin për tu përforcuar lidhja e tyre por vetëm në kufi të lejuarës, mbajtja e parukës rrjedh nga jo muslimanët dhe ata janë të njohur me mbajtjen e perrikut për tu zbukuruar, dhe kjo është bërë një pjesë e traditës së tyre.
Mbajtja e perrikës dhe zbukurimi me të, qoftë edhe për burrin e vet, ka kuptim të imitimit të jomyslimaneve, ndërsa i dërguari a.s. e ndalon këtë vepër me fjalët: “Ai që e imiton një popull është prej tyre”.
Komisioni i përhershëm
SI TRAJTOHET SHKURTIMI I FLOKËVE TË GRUAS
PYETJE: A është e lejuar që muslimanja ty shkurtojë flokët e saja?
PËRGJIGJE; Për shkurtimin e flokëve tek gratë nuk ekziston ndonjë ndalesë. Ajo që është e ndalur për ata është qethja e flokëve (tullac) . Nga kjo kuptojmë se nuk është e lejuar që t`i rruash flokët në tërësi, por lejohet që t`i shkurtosh dhe për këtë nuk ekziston asnjë pengesë. Por kjo duhet të jetë në një mënyrë të mirë me të cilën do të jetë i pajtuar edhe buri i saj, dhe kjo mënyrë nuk duhet tu përngjajë imitimit të jomuslimaneve.
Nuk do të kishte pengesë nëse i shkurtojmë flokët edhe për arsye të vështirësive të pastrimit dhe krehjes së flokëve të gjata, ose për atë se me flokë më të shkurta gruaja do të zbukurohet dhe më të do ta kënaqë burrin e saj. Rruajtja e flokëve nuk është e lejuar në përjashtim të ndonjë pengese apo sëmundje.
Shejh Ibn Baz
TRETMANI I PUBLIKIMIT TË REVISTAVE DEVIJUESE, PUNA, DISTRIBUMI DHE SHITJA E TYRE
PYETJE: Çfarë tretmani kanë revistat të cilat publikojnë fotografitë e femrave lakuriqe. Si trajtohet ai që punon, distribuon dhe blenë revista të këtilla?
PËRGJIGJE: Nuk është e lejuar publikimi i revistave të cilat publikojnë fotografi të femrave ose përmbajnë në vete reklama të cilat nxisin në amoralitet, homoseksualizëm, alkoolizëm dhe ngjashëm me të, që thërrasin në gjëra jo të vërteta dhe që i ndihmojnë ato. Nuk është e lejuar as puna në to, shkrimi shitja e tyre, sepse kjo është ndihmë në mëkate dhe armiqësi, përhapja e dredhive në tokë. Në librin e tij të qartë All-llahu xh.sh thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mos në mëkate e armiqësi. Kini droje dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (El Maide 2).
Sheh Ibn BAz
GRUAS NUK I LEJOHET TI PËRQAFOJË NJERZIT QË NUK I KA MAHREM
PYETJE: A është e lejuar që gruaja ta përqafojë burrin e motrës me rastin e përshëndetjes atëherë kur ai kthen nga rruga, pa mos ia dhënë dorën.?
PËRGJIGJE: Gruaja nuk e ka të lejuar që t`i përqafojë personat që nuk i ka mahrem, siç është rasti edhe më burrin e motrës. Po ashtu nuk është e lejuar që para tij të tregojë edhe bukuritë e saja, sepse ai për të është i huaj meqë nuk e ka Mahrem. Asaj i lejohet që atë ta përshëndet me dhënien e selamit, por pa mos i dhënë dorën, dhe pa mos qenë të vetmuar, ndërsa ajo është e detyruar që të jetë e mbuluar (hixhab). Ai që sheh ndonjë dukuri të këtij lloji duhet që ta gjykojë këtë vepër, dhe ta mësojë atë që e bënë këtë vepër se kjo vepër është nga traditat e xhahilijetit të cilën gjë islami e ka ndërprerë
Shejh Ibn Xhibrin
SI E TRAJTON SHERIATI PJESËMARRJEN E GRAVË NË TUBIMET SHKENCORE DHE LIGJERATAT NËPËR XHAMI.
Pyetje: A i lejohet gruas të merë pjesë nëpër tubime shkencore dhe në ligjëratat fetare nëpër xhami?
PËRGJIGJE: Po është e lejuar që gratë të marrin pjesë në tubimet shkencore dhe nëpër ligjërata fetare që mbahen në xhami, por me kusht që ajo të mos jetë e parfemosur dhe veshur me një veshje që nuk është e lejuar. Përveç kësaj gratë duhet të jenë të nderuara nga burrat të mos jenë të përziera me burrat sepse i dërguari i Zotit s.a.v.s ka thënë: Reshtët (Saffet) më të mira të grave janë ata të fundit, ndërsa më të këqijat janë ata të parat”.
Kjo është kështu për arsye se saffet e parë për gratë janë më afër burrave, prandaj edhe saffet e fundit janë më të mira.
Shejh Ibn Uthejmin.
LEJOHET OPERACIONI PLASTIK PËR TI MËNJANUAR DEFORMIMET
Pyetje: Si e trajton Sheriati operacionin plastik dhe të mësuarit e kësaj shkence?
PËRGJIGJE: Operacionet plastike mund të jenë të dy llojeve:
1. Operacioni nëpërmjet të cilës mënjanohen deformimet e shkaktuara pas ndonjë aksidenti ose diçka tjetër. Për këtë operacion nuk ka pengesa e as mëkate, sepse i dërguari i Zotit s.a.v.s. i lejoi një njeriut të cilit i ishte prerë hundë në luftë që të bëjë një hundë nga arri,
2. Operacioni i cili është i tepërt dhe që bëhet për të mënjanuar ndonjë deformim, por qëllimi i tij është zbukurimi. Operacioni i tillë është haram dhe nuk është i lejuar, sepse i dërguari i Zotit s.a.v.s. i mallkojë gratë që i marrin vetullat, ata që vendosin flokë të huaja ata që bëjnë tatuazhe. Kjo është e ndaluar edhe për arsye se me të bëhet zbukurimi, e jo mënjanimi i deformimeve. Sa u përket studentëve të cilët gjatë studimeve mësojnë kirurgji plastike, kjo nuk u pengon, por të njëjtën e kanë të ndaluar që ta praktikojnë në rastet e ndaluara. Por je vetëm kaq, ata e kanë edhe për obligim që t`i këshillojnë ata që dëshirojnë të bëjnë një operacion të tillë në rastet që ajo është e ndaluar, se kjo vepër është haram, ndërsa mund që këshilla që vjen nga mjeku do të ishte më i pranuar nga njerëzit.
Shejh Ibn Uthejmin.
GRATË NË XHENET DO TË KENË BURRA
PYETJE: E dimë se burrat në xhenet do të kenë hyri, mirëpo çka do të ndodhë me gratë, a do të kenë edhe ata burra në xhenet?
PËRGJIGJE: All-llahu i lartësuar banorëve të xhenetit ju thotë” (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!(Fusilet 31-31)
Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë (Ez-Zuhruf:71)
Është e njohur se martesa bën pjesë në dicka që është më me shumë vlerë dhe më e mirë që e dëshirojnë zemrat e njerëzve dhe ajo do të jetë edhe në xhennet në mes banorëve të xhentit burrave dhe grave. Kështu që All-llahu xh.sh në xhenet gruas do tja japë burrin që e ka patur në dunja, ashtu sic na tregonë All-llahu xh.sh në Kur’an:
“Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti! (Gafir:8)
Nëse gruaja gjatë jetës së kësaj bote ka qenë e martuar dy herë, në këtë rast ajo do ta zgjedhë njërin nga ata, normalisht atë që do ta dëshirojë. Nëse nuk ka qenë e martuar All-llahu xh.sh do ti jap një burrë me të cilin do të jetë i kënaqur. Kënaqësitë në xhennet nuk janë privilegj i vetëm për burrat, por edhe për gratë, ndërsa njëra nga ato kënaqësi është edhe martesa.
Shejh Ibn Uthejmin
MARRËDHËNIET INTIME ME GRUAN NË PERIUDHËN E SHTATËZANISË
PYETJE: A lejohen marrëdhëniet intime me bashkëshorten në periudhën e shtatzënisë dhe a ekziston në Kur’an apo në Sunnet ndonjë tekst që e ndalon apo që e lejon këtë vepër?
PËRGJIGJE: Është e lejuar që njeriu të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e vetë në periudhën e shtatzënisë sepse All-llahu i lartësuar thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde”.(2 :223).” ...dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,”(El-Muminun 5,6).
Njeriut nuk i lejohet që të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij vetëm atëherë kur ajo gjendet në ciklin mujorë (menstruacione) , si dhe në birrën anale (anus), ndërsa gjithçka tjetër e ka të lejuar që të bëjë. Atij po ashtu nuk i lejohet që të ketë marrëdhënie intime as atëherë kur gruaja është në gjendje të nifazit, sikur ajo të zgjasë më pakë se dyzet ditë, pasi asaj ti ndërpritet Nifasi apo Hajzi, ai ka të drejtë që të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij.
Shejh Ibn Uthejmin
SHIKIMI I FEMRAVE NËPËR REVISTA DHE FILMA
PYETJE:A lejohet shikimi i femrave lakuriqe nëpër revista apo filma?
PËRGJIGJE: Nuk është e lejuar që të shikohen femrat lakuriqe nëpër revsita dhe nuk është e lejuar blerja e DVD -ve me fotografi dhe skena të femrave lakuriqe. Por për këtë vepër jeni të detyruar qa sa më shumë që të digjen dhe të shkatërrohen këto materiale që të mos u përfshijë e keqja dhe që të mos përhapet ajo që nuk është e moralshme për shkak të këtyre materialeve me përmbajtje amorale.
Shejh ibn Xhibrin
NUK ËSHTË E LEJUR RRITJA E THONJËVE
PYETJE: A është e lejuar rritja e thonjve për shkak bukurisë.
PËRGJIGJE: Nuk është e lejuar rritja e thonjve, përkundrazi ekziston urdhëri për prerjen e thonjve për çdo javë ose më së paku në çdo 40 ditë.
Shejh ibn Xhibrin
VAzhdon