Çfarë do të bënit sikur t’ju thirrnin për vizitë miqësore tek shtëpia e Presidentit?! Nëse do të më thirrnin mua, do të ndihesha shumë i privilegjuar, meqë Presidenti i shtetit më ka zgjedhur që t’i shkoj mysafir. Unë do t’iu tregoja gjithë të afërmve dhe miqve të mi për këtë lajm të mrekullueshëm. Do t’i vishja rrobët më të mira, do të parfumosesha me parfumët më të këndshëm, si dhe do të bëja çmos të dukesha si është më së miri.
Unë do t’i shtyeja për më vonë të gjitha aktivitetet e tjera dhe do t’i anuloja të gjitha planet e mia që do mund t’i kisha atë ditë. Nëse do ta takoja ndonjë shok rrugës, menjëherë do t’i tregoja se ku po shkoja. Shkurtimishit, do të isha shumë i emocionuar që do ta vizitoja shtëpinë presidenciale.
Në anën tjetër, Mbreti i mbretërve, Krijuesi i tyre dhe i presidentëve, Poseduesi i qiejve dhe tokës, Allahu i Gjithfuqishëm, çdo ditë na fton në shtëpinë e Tij (pra në xhami). Mirëpo, për fat të keq, ne aspak nuk emocionohemi të vizitojmë shtëpinë e Tij. Nëse do të kishim plane, ne me kënaqësi do t’i përmbushnim ato dhe do ta shtynim shkuarjen në xhami për më vonë. Për më tepër, nëse gjatë rrugës do ta takonim ndonjë shok, do të hezitonim t’i tregonim se po shkojmë të falemi.
Në fakt, shumica e njerëzve vendosin t’i bëjnë vizitë xhamisë vetëm gjatë dy Bajramëve, madje edhe atëherë do ta anulonin atë nëse do të kishin të punonin ose të bënin diçka tjetër. Ne kemi mësuar që t’i vlerësojmë gjërat materiale të kësaj bote; mirëpo, ne nuk e kemi mësuar ende Madhështinë e Atij që i ka krijuar ato, fatkeqësisht!!!
Përktheu: Breziiri