Sali Zeki Meriç
Ejani ta fillojmë fjalën e zemrës me fjalët e një sulltani zemrash,që ngjallin zemrat.Të digjemi përbrenda me ndjenjat më të pastra për hallin e zemrës.Ankimet e zemrës sonë t`i qajmë me njerëzit e zemrës....Përzemërsisht.
Mevlana i nderuar, u thëret zemrave të shkretuara, me gjuhën e zemrës:
Je mysafir në këtë shtëpi o zemër
Qesh me atë që gjen dhe jo me atë që shpreson
Çfarë të thotë i zoti i shtëpisë,ajo bëhet,
As mos mbaj mëri dhe as mos u hidhëro....
o zemër! Ti je mysafir në këtë botë.Prej nga erdhe dhe prej ku po shkon? A nuk të tronditi kjo pyetje?Të pyesim edhe një herë ku po shkon?
Nëse e di se prej nga ke ardhur , e di edhe se ku do të shkosh.Çdokush i cakton vetes një rrugë.Ndjek një gjurmë .Vrapo kot dhe pa shpresë.Ti je mysafir në këtë botë.Si mysafir ,vështro përreth teje.Si mysafir,shijo prej atyre që të gostiten.Si një udhëtar,qëndro i gatshëm për udhë.Udha është e gjatë,vendi ëhstë i largët.Ata që ke lënë pas,nuk bëjnë ah pse nuk je.Prandaj në këtë udhëtim, mos shih pas.Çfarë do të shpiesh në vendin ku do të shkosh? Çfarë ke në trastë,atë shiko në vendenin ku do të shkosh? Rrëzoi muret që ke përbrenda,ngreji perdet dhe lidhu pas kësaj bote, aq sa lidhet një udhëtar.Dije se kjo botë është e mbushur me shije kalimtare të sarajeve prej letre.Si mysafir bëj edhe takimin.
Eh çfarë mysafirësh ka parë kjo shtëpi!Të gjithë erdhën dhe ikën.Të gjithë ishin të vdekshëm.Edhe ti je e vdekshme o zemër.Edhe ditët e tua janë të numëruara .Pastaj do të shkosh në një vend ku do të pish shërbetin e përjetësisë dhe do takohesh me të Pafundmin.Kjo botë nuk është vendi yt.Ktheji sytë nga horizonti.Shiko, dielli i pafundësisë po lind.Hapi krahët dhe ik prej kësaj bote në botën tjetër,o zemër.
****
O zemër! Çfarë pret prej të tjerëve? E çfarë mund të të japin, përveç dhimbjes dhe hidhërimit?Ti ke për detyrë të heqësh vuajtjet që të kanë rënë për pesë.A do të mundesh të japësh llogari për mirësitë, të cilat janë në llogarinë tënde,që i lidh shpresat tek të tjerët?Mos i lidh shpresat tek askush,përveçZotit tënd,që u përgjigjet lutjeve të tua!
Kush mund të t`i qetësojë dhimbjet? Kush përveç Tij, mund të të japë lumturinë për shpëtimine botës së përjetshme? Çfarëdo që të presësh,prite prej Allahut.Drejtohu nga Ai,strehohu tek Ai,kërkoje Atë,sepse kjo botë dhe ato që janë në të, nuk janë gjë tjetër veçse një kupë e zbukuruar me diamante dhe e mbushur me helm.
Falënderimi është kapitali yt më i madh,ndërsa hamdi, le të jetë limani në të cilin strehohesh.Ka prej atyre që humbasin në kënaqësitë e mahnitshme të kësaj bote .Por trasta jote le të jetë e mbushur me dertet dhe vuajtjet e ambicjes për pafundësinë.
***
O zemër!Bëj panik sa të duash.Përpëlitu e mundohu sa të duash.A mund ta ndryshosh qoftë edhe një germë që është shkruar në lidhje me ty?Mos harro se je veç mysafir. Çfarë të ketë caktuar i zoti i shtëpisë,ajo bëhet. Dorëzohu,duke marrë masat.
Por marrja e masave të mos kalojë para dorëzimit.
Merr masat për çdo gjë,por caktimin dhe mbështetjen lërja të zotit.Thuaj si Ibrahimi (a.s), "Unë iu dorëzova Zotit të botëve" dhe shpëto.Thuaj "Jam i kënaqur me atë që më vjen prej teje.Të vijë,ç`të vijë.Edhe nëse vjen hidhërimi,edhe nëse vjen gëzim,me të gjitha jam i kënaqur."
Thuaj që mbi ty të zbresin shirat e mëshirës dhe të gjelbërojnë dorëzimin tëndë.
***
O zemër!Le të gjejnë qetësi në zemrat e tyre ata që të shohin.Bëhu pasqyra e zemrave të pastra.Ata që të vijnë tek ti, të bëhen si një det pa fund.Askujt mos ia var fytyrën.Mos u lëndo prej askujt.Mos mbaj mëri askënd.Kush je ti që mban mëri! A të ka mbajtur mëri,qoftë edhe njëherë për gjynahet që ke bërë Ai,që të ka dhënë këto të mira? A t`i mbylli dyert e faljes pas gjithë kësaj shkujdesjeje që ke treguar?A nuk i mbajti gjithmonë hapur dyert e pendimit?
O zemër! Nuk ke të drejtë të mbash mëri.As të hidhërohesh.Mbajtja mëri është punë e atyre që kanë zemra të thara.Zemra e besimtarit duhet të jetë gjithmonë duke falënderuar Allahun. Çdo çast i zemrës,duhet të mbushet me ndjenja falënderimi.Eliksiri i zemrave është tek djegia e zemrës,për shpëtimin e të tjerëve përveç vetes.
Digju o zemër digju! Digju dhe çohu prej gjumit.Padyshim,dikush të dëgjon.Të dëgjon vajtimin dhe të kupton hallin.
O zemër! Digju,që të shkrihen zemrat e atyreqë u është ngurtësuar nefsi.Mos u hidhëro prej ndarjes, mos ngri krye pa shkak dhe mos mbaj mëri.Kjo është ilaç për zemrën që ka hidhërim.Zemra ka nevojë për dertin,në rrugën e dashurisë.Tashmë,zhvishu prej egoizmit.
O zemër!Mos u fyej, mos u zemëro,mos lëndo,mos u lëndo.Bëhu det i pafund i atyre që vijnë tek ti! Bëhu ujëvarë me dashurinë tënde! Ti je aq sa bota që mban brenda vetes.Nëse vrapon pas ëndrrave të vogla dhe dëshirave të kota,ato të tërheqin poshtë dhe jo lart.Ndërsa ti shkatërrohesh e zhdukesh,bashkë me ndjenjat e tua të ulëta.