islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Në kopshtin e durimtarëve EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Në kopshtin e durimtarëve EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Në kopshtin e durimtarëve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Në kopshtin e durimtarëve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Në kopshtin e durimtarëve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Në kopshtin e durimtarëve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Në kopshtin e durimtarëve EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Në kopshtin e durimtarëve EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Në kopshtin e durimtarëve EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Në kopshtin e durimtarëve EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
396 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 396 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Në kopshtin e durimtarëve Empty96%Në kopshtin e durimtarëve Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Në kopshtin e durimtarëve Empty0%Në kopshtin e durimtarëve Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Në kopshtin e durimtarëve Empty0%Në kopshtin e durimtarëve Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Në kopshtin e durimtarëve Empty0%Në kopshtin e durimtarëve Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Në kopshtin e durimtarëve Empty1%Në kopshtin e durimtarëve Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Në kopshtin e durimtarëve Empty2%Në kopshtin e durimtarëve Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Në kopshtin e durimtarëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Në kopshtin e durimtarëve Empty
28072013
MesazhNë kopshtin e durimtarëve

Në kopshtin e durimtarëve (u59u)durimi%20,%20sabrun%20jameel
Durimtarët tek Zoti kanë vend të veçantë dhe ditën e Gjykimit ata etiketohen si “njerëzit e mirë”, si pasojë e asaj që kanë duruar në këtë botë.

Nga: Xhemal Abdu Naser
Sa shumë nevojë kemi sot për armët e besimit, me të cilat do të mund t'i bënim ballë furtunave të forta, që duan ta thyejnë besimin tonë nga rrënjët.
Sa shumë të nevojshëm jemi për moralin islam, për t'i bërë ballë vështirësive dhe problemeve të shumta që sjell jeta. Një prej këtyre moraleve është DURIMI.
E ky moral është shembull i profetit (a.s) dhe profetëve para tij, sidomos ata të cilët Zoti i quajti “Ulul Azm” (Të vendosurit)
“Dhe duro ashtu siç duruan profetët e vendosur dhe mos u nxito” (Ahkaf 35)
 
Kuptimi dhe rëndësia e durimit
Në gjuhë durimi (sabri) nënkupton prangosjen, mbajtjen. Ndërsa fetarisht përkufizohet si nënshtrimi i nefsit në gjërat, që ai nuk i dëshiron, si shenjë bindjeje ndaj Zotit.
“Përkufizoje veten tënde me ata, që lusin Zotin e tyre në mëngjes e në mbrëmje dhe shpresojnë shpërblimin e Tij...” (Kehf 28)
Durimi është një moral i veçantë dhe prej dobive të tij është, se e shumëfishon shpërblimin deri sa ta bëjë të pallogaritshëm, pasi çdo pune i dihet shpërblimi përveç durimit: “Dhe durimtarëve do t'u jepet shpërblimi pa llogari” (Zumer 10)
 
Pozita e durimtarëve
Durimtarët janë gjithmonë në përkujdesjen e Zotit dhe Ai është me ta nëpërmjet udhëzimit dhe ndihmës së Tij: “Dhe Zoti është me durimtarët” (Bekare 153)
Durimtarët janë të dashurit e Tij: “Dhe njëmend Zoti i do durimtarët” (Ali Imran 146). Durimi mbetet përherë më i preferuari: “Dhe nëse duroni do jetë më  mirë për durimtarët” (Nahl 126)
Durimtarët , Zoti i ka dalluar me tre gjëra veç njerëzve të tjerë e ato janë si më poshtë:
1- Lutja, mëshira dhe udhëzimi për ta: “Ti jepu myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”!Ata te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe ata janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (Bekare 155-157)
2- Zoti e kushtëzoi me durim fitoren në këtë botë e në tjetrën. Kjo përmendet në ajetin kuranor: “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm, rrini të përgatitur dhe ruajuni dënimit të All-llahut, që të shpëtoni” (Ali imran 200)
3- Zoti i kushtëzoi me durim moralet e larta dhe fitoret e mëdha: “E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, por atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!” (Kasas 80).  “Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë” (Fusssilet 35)
Po ashtu, në traditën profetike gjejmë një mori hadithesh, që flasin e nxisin për durim si p.sh:
1-Enesi r.a transmeton, se profeti (a.s) kaloi pranë një gruaje, që po qante mbi një varr e i tha: “Ki frikë Zotin dhe duro”. Por gruaja ia ktheu: “Ik se nuk e ke provuar ç'më ka ndodhur mua” (Nuk e njihte profetin a.s)…Kur e njoftuan më vonë se ai ishte profeti, gruaja u ndje shumë keq, shkoi drejt shtëpisë së tij e pasi u habit, kur nuk gjeti roje tek dera, i tha: “Më fal o profet i Zotit, se nuk të njoha”. Atëherë i dërguari i Zotit ia ktheu "Durimi quhet durim, kur sapo të ka rënë fatkeqësia”. Pra, në momentin kur njoftohesh për fatkeqësinë që të ka ndodhur, nëse duron, do ta kesh më të lehtë përballimin e saj dhe vazhdimin e durimit.
2- Ebu seijd el Khudrij tregon, se profeti (a.s) ka thënë: “E atij që dëshiron të durojë, Zoti do t'i japë durim dhe dijeni, se njeriut nuk i është dhënë mirësi më e madhe sesa durimi” (Buhariu dhe Muslimi)
3-Transmetohet në hadithet e sakta, se pasi profeti (a.s) u ndau njerëzve një pasuri, dikush  tha pas krahëve: “Kjo pasuri nuk u nda me të drejtën e Zotit”. Kur u njoftua për këtë, profeti tha: “Zoti e mëshiroftë vëllain tim Musain, u akuzua edhe për më tepër dhe duroi
 
Llojet e durimit
Durimi është shumë llojesh:
- Durimi ndaj gjynahut e ky është durimi i besnikëve, ngaqë gjynahet janë tërheqëse dhe nefsi i njeriut joshet nga epshet: “Dhe Zoti i shpërbleu për durimin e tyre me parajsë dhe rroba mëndafshi” (Insan 12)
Durimi në punët e mira e ky është durimi i të qëndrueshmëve. Është durimi që na duhet për faljen e namazit në kohë dhe duke plotësuar rregullat që i dimë: “Dhe adhuroje Zotin e bëj durim në adhurim” (Merjem 65)
- Durimi në rast zemërimi e ky është durimi i të fortëve. Ilaçi më i mirë për zemërimin është të durosh dhe nëse do marrësh hak, bëje pasi të qetësohesh, ashtu si dhe kujtimi i Zotit (dhikri) është me shumë rëndësi: “Dhe ata që mbajnë zemërimin e janë falës. Zoti i do bamirësit” (Ali Imran 134)
Durimi në rast fatkeqësie e ky është durimi i të devotshmëve. Është si drita në errësirë, qetësues në goditje. Kush nuk duron në fatkeqësi, nuk ka besuar në kader: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë, që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (Bekare 155-157)
Durimi në sprovë dhe ky është durimi i muxhahidinëve, që është përmendur në Kuran si ngushëllim për zemrat e plagosura dhe shpirtrat e mërzitur: “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj…” (Muhamed 31)
Ka dhe shumë lloje tjera durimi si durimi për të mbajtur sekretin, durimi ndaj injorantëve dhe ofenduesve duke i anashkaluar etj etj…
Kanë thënë për durimin
Omer ibn Hattab: “E kuptuam se pjesa më e bukur e jetës sonë ishte ajo kur bënim durim”. “Nëse durimi do kish qenë njeri, do ishte shumë i respektuar”.
Ali ibn Ebi Talib: “Morali me besimin është si koka me trupin, nëse ajo këputet trupi mbaron. Nuk ka besim kush nuk ka durim”. "Durimi i ngjan asaj kafshës, që nuk di të rrëzohet”.
Hasen ibn Ali: “Durimi është prej thesareve të Zotit dhe Zoti ia jep vetëm atyre që i do".
Omer ibn Abdulaziz: "Nëse Zoti ia merr robit një të mirë dhe pastaj e bën të durojë, dije se ajo që i ka dhënë është shumë më e mirë, se ajo që i mori".
Kush janë njerëzit e mirë
Durimtarët tek Zoti kanë vend të veçantë dhe ditën e Gjykimit ata etiketohen si “njerëzit e mirë”, si pasojë e asaj që kanë duruar në këtë botë. Profeti (a.s) thotë: "Kur Zoti do t'i bashkojë krijesat ditën e Gjykimit, dikush do të thërrasë: “Të ngrihen njerëzit e mirë” e do të ngrihen pak njerëz…e pastaj vrapojnë për në xhenet. Engjëjt i ndalin dhe u thonë: “Kush jeni ju?” – “Jemi njerëzit e mirë”, - do përgjigjen. E cila ka qenë e mira juaj? Ata thonë: “Kur na bëhej padrejtësi duronim, kur na ofendonin falnim, kur na injoronin tregoheshim të urtë…dhe engjëjt atëherë u thonë : “Hyni në xhenet dhe lum për shpërblimin tuaj".
Prandaj të parët tanë kanë folur shumë për durimin. Një prej tyre është Ibn El Kajjim. Ai thotë, se durimi përmendet në Kuran në 90 vende si psh:
Urdhri për durim: "dhe duro e dije se durimi është prej Zotit" (Nahl 127)
Ndalimi i nxitimit: "dhe mos u nxito para tyre" (Ahkaf 35)
- Lavdërimi i durimtarëve: "dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit". (Bekare 177)
- Lidhja e fitores me durim dhe devotshmëri: "Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t’ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar që shënjojnë drejt". (Ali Imran 125)
Njoftimi se arritja e dëshirave, fitorja me xhenet dhe përshëndetja e engjëjve arrihen vetëm me durim: “Ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend". (Rrad 23-24)
Prijësia në fe nuk arrihet pa durim dhe siguri: "Dhe prej tyre Ne bëmë prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur". (Sexhde 24)
Zoti e lavdëroi profetin Ejjub e sidomos durimin e tij: "Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob i mirë ishte ai dhe sa i kthyer te Zoti". (Sad 44)
Zoti e bashkangjiti durimin me shtyllat e Islamit dhe treguesit e besimit si psh në namaz kur tha: "dhe kërkoni ndihmë me durim dhe namaz" (Bekare 45), me falenderimin si në ajetin kuranor: "aty ka argumente për çdo durimtar dhe falenderues". (Lukman 31), me sinqeritetin: "Të sinqertët e të sinqertat dhe besnikët e besniket" (Ahzab 35…)
Gjëra që bien ndesh me durimin
1- Të ankohesh tek robi për caktimin e Zotit. Kjo normalisht vjen nga mosnjohja e Zotit dhe nga besimi i dobët. Por të ankohesh tek Zoti nuk bie ndesh me besimin se dhe profeti Jakub u ankua duke thënë: "Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut…" (Jusuf 86)
Ashtu siç nuk bie ndesh me durimin, nëse ia tregon dikujt problemet dhe hallet e tua, sidomos me qëllim për të gjetur zgjidhjen e tyre…
 
2- Kur në rast fatkeqësie, njeriu gris rrobat, godet dhe gërvisht fytyrën, përplas duart njëra me tjetrën, bërtet e çirret me të madhe…  Profeti (a.s) i ndaloi të gjitha këto.
Por nuk ka problem dhimbja dhe e  qara pa ngritur zërin dhe pa vajtim: "dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi)". (Jusuf 84)
3- Përmendja shpesh e fatkeqësisë së ndodhur, ndërsa kur e përmend thjesht për informacion apo për mbështetje morale, nuk ka problem.
4- Frika e madhe në rast vështirësie dhe dorështrëngimi në rast lehtësie: "Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac". (Mearixh 19-21)
Dhe së fundmi…
Deti ka baticë dhe zbaticë, fjala ka dobi dhe dëm, çdo plagë e ka një shërim dhe shërimi më i mirë është durimi. Ai është mirësia e të devotshmëve,  rruga për në parajsë dhe shoqëruesi më besnik i fisnikëve në këtë jetë. Nëse e ndjen, se e ke këtë armë me vete, falendero Zotin dhe prite fitoren shpejt, e nëse jo atëherë stërvite veten e nisja edhe njëherë…
O shitës durimi mos u mërzit se kush blen,
se një dirhem durimi sa një mijë dinarë vlen.
 
/AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Në kopshtin e durimtarëve :: Komentet

No Comment.
 

Në kopshtin e durimtarëve

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: