Kampioni i kontinentit afrikan, ekipi i futbollit al-Ahly, u ka bërë një surprizë shikuesve dhe medieve në stadiumin Orlando në Afrikën e Jugut duke falur namazin e drekës gjatë treningut para ndeshjes e cila duhej të luhej të dielën
"Unë e admiroj devotshmërinë e këtyre njerëzve. Shpresoj se ata do ta fitojnë këtë ndeshje", tha Patrick Sewuru, kameraman i një mediumi lokal.
Kampioni i shtatëfishtë, el-Ahly egjiptian, të dielën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve (CAF) zhvilloi ndeshjen kundër ekipit afrikano jugorë Orlando Pirates Soweto, në afërsi të Johanesburgut.
Gjigantët nga Kajro aktualisht udhëheqin në Grupin A, me 10 pikë të mbledhura, tri pikë më shumë se ekipi nga Afrika e Jugut, e cila me anë të fitores ka kërkuar të renditet në vend të parë.
"Si muslimanë, ne duhet t’i kryejmë obligimet fetare në kohën e caktuar, çofshim në terren, në aeroplan apo në autobus", tha menaxheri i ekipit kampion, Gamal Gabr, për mediat në Orlando Stadium.
Futbollistët e al-Ahly para fillimit të ndeshjes, gjatë treningut të fundit, ishin shumë të disponuar, duke e ditur se edhe barazim i mundshëm do t’i mbante në pozitën e parë.
Megjithatë, yjet individuale të këtij ekipi kanë shprehur dëshirë të madhe për hakmarrje pas disfatës së rëndë 3-0, të cilën e përjetuan në el-Gouna, muajin e kaluar. Kjo për al-Ahlyn ishte humbja më e madhe në shtëpi në kuadër të Ligës së Kampioneve të Afrikës.