Kjo është një ngjarje e cila i ndodhi shejh Abdull-llah Shehatin në programin e televizionit satelitor “IKRE”. Është ky një program i drejtpërdrejtë në të cilin shikuesit shtrojnë pyetje përmes telefonit, kurse emitimi bëhet prej Egjiptit.
Gjatë programit u zhvillua biseda në vijim:
Shikuesja: Do ta pyesja shejh Abdull-llahun, nëse unë kam bërë ndonjë mëkat të madh a mundet që Zoti im të ma falë?
Shejhu: Me siguri motër, All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë (Gafur) dhe është mëshirues (Rahim)!” (Ez-Zumer: 53)
Shikuesja: Unë ndjej se Zoti im nuk mund të më falë. Shtatë herë kam qenë në haxhxh, por Qaben asnjëherë nuk e kam parë!!!
Shejhu: All-llahu na mbuloftë dhe ruajtë!
Shikuesja: Hyra në haremin e Qabes dhe shihja njerëzit se si bëjnë tavaf por unë askund nuk e kam parë Qaben. Madje një njeri më ndihmoi ta preki, por aspak nuk e kam parë.
Shejhu (dukshëm i shqetësuar): Tani me të vërtetë më trego se çfarë ke bërë? Me siguri se ke bërë diçka shumë të madhe. Lus All-llahun e Lartësuar të të mbulojë dhe ruajë. Po të lutem që të na përgjigjesh?
Shikuesja (përgjigjet me mëdyshje): Kam bërë zina (amoralitet) me një burrë të cilin nuk e njoh.
Shejhu: Ti po gënjen, kjo është e pamundshme, ti me siguri ke bërë diç më të madhe se kjo?
Shikuesja: Ke të drejtë, kam punuar si motër medicinale dhe kisha lidhje me sihërbazë (magjistarë), me njerëz që bëjnë sihër dhe që punojnë punë të këqija duke shfrytëzuar xhinnët për t’u bërë dëm të tjerëve. Ata mua mi sillnin magjitë dhe hajmalitë e unë hyja në morg në mesin e kufomave dhe i futja në gojët e tyre. Pastaj gojët ua mbyllja dhe ua qepja me pe dhe ata kështu varroseshin. Këtë e kam bërë disa herë.
Shejhu (i tërbuar dhe i hidhëruar): All-llahu na ruajtë, ti me siguri nuk je njeri. Ti ke menduar se Zoti ynë do ta falë aq lehtë. Ti ke bërë shirk, All-llahut të lartësuar i ke përshkruar shok. All-llahu na ruajtë! All-llahu nuk fal po qe se i bëhet shirk. Ti i ke bërë shirk All-llahut, All-llahu na ruajtë.
Këtu përfundon biseda.
Dy javë më vonë në po të njëjtin televizion dhe program në lidhje të drejtpërdrejtë u zhvillua biseda në vijim:
Shikuesi: Es-selamu alejkum!
Shejhu: Ve alejkumus-selam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!
Shikuesi: Do t’ju lutesha që të më dëgjoni.
Shejhu: Urdhëroni!
Shikuesi: Unë jam biri i asaj gruaje e cila bisedoi me ju para dy javësh dhe e cila ka qenë motër medicinale.
Shejhu: Urdhëro bir!
Shikuesi: Nëna ime ka vdekur dhe ndodhi diç e tmerrshme. Ajo vdiq normalisht, nga vdekja natyrore. Por ajo që ndodhi kur deshëm ta varrosim është e pabesueshme. Sollëm nënën me njerëzit deri te varri i cili ishte i hapur dhe ndodhi çudia. Nuk mundeshim ta varrosnim trupin. Saherë që hynim në varr ai ngushtohej mbi ne ashtu nuk mund të rrinim në të. Ishim të detyruar që të dalim prej tij dhe përsëri ktheheshim, megjithatë, ai bëhej gjithnjë e më i ngushtë. Kjo përsëritej derisa njerëzit që prezentuan në xhenaze u frikësuan dhe ikën duke më lënë të vetëm në varreza. Njëri prej tyre më tha: Kërkoj mbrojtje nga All-llahu të më mbrojë nga ajo që ka bërë kjo! E lanë nënën time në tokë pranë varrit. Askush nuk mundi ta varrosë. Qava derisa nuk pashë një njeri i veshur me të bardha. Veshja e tij ishte e bardhë dhe ajo pamje më qetësonte. Kuptova se ai ishte melek, sidomos kur më tha këto fjalë: Lëre nënën tënde në atë vend, shko dhe dhe mos u kthe pas asaj. Nuk fola asgjë dhe shkova. Megjithatë, nuk munda të duroj pa shikuar se ç’do të ndodhë me nënën time. U ktheva drejt asaj dhe pashë flakën tmerruese të zjarrit se si binte nga qielli në nënën time dhe e djeg. Drita ishte aq e fuqishme ashtu që mu dogj fytyra në momentin derisa shikoja përherë të fundit nënën time. Fytyra ime edhe më tej është e djegur dhe unë nuk e di se All-llahu i Lartësuar a është i hidhëruar ndaj meje për shkak të kësaj apo jo?
Shejhu (duke qarë): Biri im, shpresoj se All-llahu i Lartësuar të ka pastruar nga ajo që ka bërë nëna jote, All-llahu na ruajtë nga ajo gjë. Ajo ka shpenzuar te ti nga pasuria të cilën e ka fituar me haram, dhe kështu All-llahu ka dashur që të të pastrojë. Prandaj frikoju All-llahut, kërko falje prej Tij dhe ji i kënaqur me atë që të ka urdhëruar dhe caktuar All-llahu i Lartësuar
.