Qeveria siriane ka liruar 62 të burgosura gra, si pjesë e një shkëmbimi tre-palësh të të burgosurve, njofton Al Jazeera.
Burimet thanë se gratë janë liruar gjatë dy ditëve të fundit. Ende nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët sirianë.
Shkëmbimi u bë me nëntë pengje libaneze të cilët ishin mbajtur për 17 muaj nga një grup kryengritësish në pjesën veriore të Sirisë. Pengjet gjithashtu u shkëmbyen me dy pilotë turq të mbajtur në Liban që nga gushti.
Lirimi i pengjeve femra ishte pjesë e marrëveshjes së organizuar nga Turqia, Katari dhe Libani.
Shumica e grave janë liruar në vendkalimin Masnaa, në afërsi të Libanit. Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri.
Dhjetëra mijëra gra janë duke u arrestuar nga regjimi sirian, pa ndonjë ardhër arresti. Grupet e të drejtave thonë se tortura dhe keqtrajtimi janë sistematike në burgjet e Sirisë. /mesazhi/