islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Artikull] Pendimi. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Artikull] Pendimi. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Artikull] Pendimi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Artikull] Pendimi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Artikull] Pendimi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Artikull] Pendimi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Artikull] Pendimi. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Artikull] Pendimi. EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Artikull] Pendimi. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Artikull] Pendimi. EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Artikull] Pendimi. Empty96%[Artikull] Pendimi. Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Artikull] Pendimi. Empty0%[Artikull] Pendimi. Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Artikull] Pendimi. Empty0%[Artikull] Pendimi. Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Artikull] Pendimi. Empty0%[Artikull] Pendimi. Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Artikull] Pendimi. Empty1%[Artikull] Pendimi. Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Artikull] Pendimi. Empty2%[Artikull] Pendimi. Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] Pendimi.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] Pendimi. Empty
26102013
Mesazh[Artikull] Pendimi.

[Artikull] Pendimi. (u59u)pendimi%20.
Çfarëdo të kesh bërë o njeri, sado të shumta qofshin gjynahet, sado të rënda qofshin veprat e liga, nëse pendohesh dhe kërkon faljen e Zotit, Ai të pranon dhe të fal.

Nga Amr Halid
 
Një faktor tjetër për ndryshimin e vetes, është edhe pendimi, për veprat e liga të vepruara më parë.Gjendja e vështirë në të cilën umeti ndodhet, ka nevojë që ne të pendohemi dhe të kërkojmë falje. Një situatë e tillë, mund të jetë për shkak të gjynaheve tona.
Një djalë i ri, më shkruante në një email se kishte shumë frikë se ajo që po u ndodh vëllezërve tanë në Irak dhe Palestinë, mund të jetë për shkak të gjynaheve të tij dhe të shumë të rinjve të tjerë myslimanë. Imagjino për një çast, nëse i gjithë umeti pendohet për gjynahet që vepron secili! Imagjino për një çast që çdo mysliman dhe besimtar, largohet nga gjynahet që ka vepruar gjer dje! Imagjino për një çast, të gjithë duart e besimtarëve të ngritura drejt qiellit, kurse gjuhët e tyre përsërisin: O Zot i Plotfuqishëm! Ne pendohemi për gjithçka kemi vepruar! Na fal o Zot! Ne distancohemi në këtë çast nga veprat e liga dhe kërkojmë faljen Tënde!
Të gjithë ne kemi gabime, të gjithë ne kemi bërë dhe bëjmë gjynahe. Disa prej nesh pendohen dhe distancohen menjëherë, ka të tjerë që e kanë të vështirë të pendohen.
Përse të mos kemi një ditë, ose më mirë një orë çdo ditë ku të pendohemi dhe t'i kërkojmë Zotit të madhëruar falje? Përse të mos caktojmë një natë, të cilën do e quajmë nata e pendimit? A e imagjinoni dot sa do të kënaqej vetë Zoti i madhëruar? Sa do të kënaqeshin melekët!
Pendimi i një besimtari që është zhytur në gjynahe dhe punë të liga, mund të bëhet shkas që Zoti ta mëshirojë këtë umet dhe ta nxjerrë nga bataku ku është zhytur.
Çfarëdo të kesh bërë o njeri, sado të shumta qofshin gjynahet, sado të rënda qofshin veprat e liga, nëse pendohesh dhe kërkon faljen e Zotit, Ai të pranon dhe të fal.
Përse të mos pendohesh në këtë çast o vëlla dhe oj motër? Përse të mos pendohesh tani për të gjithë gjynahet e mëdha, të vogla dhe për çdo shkelje që ke bërë gjatë jetës? Ne kemi nevojë të pendohemi jo vetëm për gjynahet që kemi bërë, por edhe për indiferentizmin tonë në lidhje me thirrjen islame. Unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve të ditur, hoxhallarëve, ftuesve, dashamirësve të fesë, atyre që u djeg zemra për islamin dhe Kuranin ... le të pendohemi në këto çaste, për neglizhencën tonë për thirrjen e njerëzve në islam. 
Vëllezërit tanë që vuajnë në Irak dhe Palestinë, do na kërkojnë llogari Ditën e Kiametit, për atë që u ndodhi. Nëse nuk kemi mundësi t'i ndihmojmë dhe t'ua largojmë të keqen, të paktën të distancohemi nga gjynahet tona dhe të pendohemi tek Zoti, të paktën të jemi pozitivë dhe çështjet t'i marrim me seriozitetin e duhur.
Ajo që i ka ndodhur Irakut dhe Palestinës, nuk është përgjegjësi e disa personave dhe individëve të caktuar. Jo. Ajo është përgjegjësi e një umeti të tërë, i cili është treguar indiferent dhe i pavëmendshëm. Ajo është përgjegjësi e atyre hoxhallarëve dhe ftuesve, të cilët nuk e kryen misionin që pritej prej tyre. Ajo është përgjegjësi e të gjithë atyre të rinjve që e kanë kuptuar fenë së prapthi. Ajo është përgjegjësi e atyre studentëve fetarë, të cilët ishin me rezultate të dobëta në universitet dhe mbetës në shumë lëndë. Ajo është përgjegjësi e atyre besimtarëve të papërgjegjshëm, të cilët me veprat e tyre i largonin njerëzit nga feja.
Le të deklarojmë pendimin tonë sot, për gjithë indiferentizmin dhe neglizhencën tonë, për gjynahet e rënda që kemi vepruar gjatë jetës, për gjynahet e vogla, për një gjynah dhe vepër të ligë që vazhdojmë ta veprojmë dhe që na duket diçka e vogël " (Nur, 15)
Vetë Zoti i madhëruar u bën thirrje të gjithë gjynahqarëve që të pendohen. Thotë Zoti në Kuran:
"Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti." (Zumer, 53)
Thonë shokët e Profetit a.s:"I dërguari i Zotit a.s, nuk është gëzuar me asnjë ajet tjetër, siç është gëzuar kur iu shpall ky ajet."
O vëlla dhe oj motër! O ti që ke vite të tëra që vepron gjynahe dhe punë të liga! Pendohu në këto çaste, që të shpëtosh myslimanë nga fatkeqësitë dhe një umet nga prapambetja. Umeti mysliman është si një trup i vetëm, për të cilin Profeti ynë thotë
Nëse organi i sëmurë qetësohet, i gjithë organizmi qetësohet. Në çastin që ti o vëlla pendohesh dhe largohesh nga një gjynah
Thotë Zoti në Kuran: (për gjynahet) (Bekare, 222)
Nëse pendohesh në këto çaste për gjynahet dhe veprat e liga që ke vepruar gjer tani, menjëherë hyn tek ata që i do Zotin. Që të pastrohesh, duhet të pendohehesh. Gjynahet e shumta e ndotin zemrën dhe shpirtin e njeriut. Është pendimi ai që të pastron dhe i largon këto papastërti.
"A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?" (Teube, 104)
"Falës i gjynahut dhe Pranues i pendimit. (Gafir, 3)
Shpesh herë, ne pyesim veten mbi disa vepra tonat, nëse janë konform vullnetit dhe dëshirës së Zotit apo jo. Në ajetin e mëposhtëm, Zoti na orienton drejt vullnetit dhe dëshirës së tij. Thotë Zoti në Kuran:(barrët) (Nisa, 26-28)
Që ta largosh nga vetja këtë pafuqi dhe dobësi, duhet të pendohesh dhe t'i kthehesh Zotit tënd.
A vazhdon ta ndjesh gjynahun më të ëmbël se pendimi dhe pastrimi shpirtëror? A vazhdon të preferosh nënshtrimin në vend të fisshmërisë dhe krenarisë?
"Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës." (Huxhurat, 11)
Me këtë, sikur Zoti i ka klasifikuar njerëzit në dy grupe: Në grupin e parë hyjnë ata që pendohen, kurse në grupin e dytë hyjnë keqbërësit, zullumqarët, ata që nuk pendohen. Një njeri që nuk pendohet, i bën padrejtësi vetes së tij.
Mos vallë nuk ke nevojë të pendohesh o vëlla dhe oj motër? Mos vallë pretendoni se nuk keni gjynahe? Mos vallë jeni të gatshëm të dilni para Zotit, të ngarkuar me këto gjynahe? Përse nuk pendohesh dhe të pastrohesh? Mos vallë nuk e din sa e madhe dhe e pakufi është mëshira dhe falja e Zotit tënd?
Përse nuk pendohesh për indiferentizmin në ftesën islame? Përse nuk pendohesh për gjynahet e vogla që bën çdo ditë? Përse nuk pendohesh për begatitë që të ka dhënë Zoti, për të cilët nuk e falënderon? Përse nuk pendohesh për shkujdesjen me të cilën je mësuar që prej dhjetëra vitesh?
Më shumë se gjynahet dhe veprat e liga, ka nevojë për pendim pikërisht shkujdesja vrasëse e shumë myslimanëve.
Zoti i madhëruar, u drejtohet myslimanëve dhe shokëve të Profetit a.s me fjalët:"
"Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" (Nur, 31)
Nëse këto fjalë i drejtohen brezit më të mirë dhe më të ndershëm, shokëve të Profetit a.s, ç'mund të themi për neve? ç'mund të themi për neve, ndërkohë që vetë Profeti a.s thoshte:“O njerëz, i kërkoni falje Zotit dhe pendohuni, pasi unë i kërkoj falje dhe pendohem njëqind herë në ditë”.
Tregojnë sahatet:"Në një të ulur, i numëronim Profeti a.s deri në shtatëdhjetë istigfare."
Ndërkohë që fliste dhe diskutonte me shokët e tij, Profeti a.s heshtte për disa sekonda dhe thoshte:"I kërkoj falje Zotit dhe pendohem."
Edhe pse Zoti e mbronte nga gabimet, Profeti a.s i kërkonte Zotit falje dhe pendohej. Imagjinoni nëse i gjithë umeti mysliman do të pendoheshin brenda një nate. Në ato çaste, ato do e meritonin ajetin që i përshkruan: (sepse) (Al Imran, 130)
Pendimi është një adhurim që ka të bëjë me zemrën e besimtarit, por që efekti i tij është aq i madh, saqë ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e umetit.
Thotë Profeti a.s:
Me të drejtë, dikush mund të pyesë: Përse gëzohet kaq shumë Zoti, me pendimin e robit të Tij?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje unë do e bëj duke shtruar një pyetje tjetër: Kush gëzohet më shumë, i varfëri që shkon të marrë të holla, apo i pasuri bujar dhe zemërgjerë, që ia jep këto të holla?
Padyshim që ai që gëzohet më shumë në këtë rast, është bujari dhe zemërgjeri që ia jep të hollat. Allahu i madhëruar gëzohet me pendimin e robit, sepse Ai është Bujar dhe kërkon t'i japë sa më shumë të mira robit të Tij.
Thotë Profeti a.s:"Allahu shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet gjynahqari i natës dhe shtrin dorën natën që të pendohet gjynahqari i ditës”.
Zoti i madhëruar ofron faljen dhe mëshirën e Tij për të gjithë gjynahqarët. Ai djalë që është lidhur me një vajzë dhe nuk ndahet dot prej saj, ai i ri që është frekuentues i faqeve pornografike në internet, ajo vajzë që shoqërohet me djem, ai familjar që është mësuar të përfitojë nga posti i tij dhe ushqehet me haram etj... është mirë të pendohen në këtë çast dhe t'i thonë jo gjynaheve.
Tregohet se një mbret, i trajtonte shumë mirë të gjithë nëpunësit e tij dhe skllevërit. Asnjë mbret tjetër nuk i trajtonte vartësit, skllevërit dhe shërbëtorët si ai. Përveç trajtimit të mirë dhe privilegjeve, skllevërit ishin të obliguar me disa përgjegjësi të cilat i shkojnë për shtat statusit të tyre.
Agjentët e një mbretërie tjetër armike, kontaktuan me njërin nga skllevërit dhe e mashtruan duke i thënë se punët e tij të përditshme ishin mbi kapacitetin e tij dhe se po t'i ndihmonte, do e nderonin dhe shpërblenin më së miri. Skllavi i gjorë i besoi, u arratis dhe u radhit në anën e armiqve të mbretit të tij. Armiku i mbretit të drejtë është shejtani.
Në fund, skllavi dhe robi i gjorë pa që ishte mashtruar. Asnjë nga premtimet që iu bënë nuk u mbajt. I zhgënjyer dhe kokulur, ai u afrua tek porta e mbretit të tij të dashur dhe trokiti. Vallë a do ia hapte portën mbreti i tij, pas gjithë atyre që kishin ndodhur? A do e pranonte pas tradhtisë?
Të gjithë këto pyetje dhe mëdyshje iu larguan, kur dëgjoi zërin e mbretit t'i thotë:
“Kush më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah. Kush më afrohet një krah i afrohem një pash dhe kush ecën drejt Meje, do të vrapoj drejt tij”
“O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do ti fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulimin e qiellit, dhe ti më kërkon falje Unë do të ti fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok”.
“Një njeri bëri një gjynah dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë. Zoti i thotë: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili I fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim. Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal. Zoti i thotë përsëri: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim. Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal. Zoti përseri tha: E kuptoi robi Im që ka një Zot i cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për ta, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im përderisa më kërkon falje”
Një fëmijë i prapë dhe i papërmbajtur, u nxor jashtë nga e ëma, pasi ishte i padurueshëm në shtëpi.  Pasi brodhi gjithë ditën rrugëve duke mos gjetur ku të strehohet, ai u kthye sërish në shtëpi dhe u mbështet tek porta, ku e zuri gjumi. Vallë çfarë do bëjë nëna kur ta vërejë djalin e saj ashtu të drobitur dhe të rraskapitur? A do e marrë në krahë dhe ta fusë brenda, apo do e lërë përjashta, në atë gjendje të mjerueshme? A ka shpirt nëne që mund ta lërë jashtë djalin e saj?
Padyshim që nëna do e marrë në krahë dhe do e fusë brenda. Thotë Profeti a.s
Në kohën e Musait a.s, ndodh një thatësirë e madhe që nuk ish parë më parë. Të mbjellat u thanë, bagëtia filloi të ngordhë,  dhe njerëzit filloi ti kërcënojë uria dhe etja.
Populli i Musait u mblodh një ditë dhe vajtën tek Musai dhe i thanë:"O Musa, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli, pasi mund të vdesim." Atëherë Musai i mblodhi popullin, rreth 70 mijë çifutë dhe filloi të lutej, kurse populli thonin Amin, pas çdo lutje. Megjithatë shiu nuk po binte.
Atëherë Musai u drejtua nga qielli dhe tha: "O Zot, përse nuk po na lëshon shi, megjithëse u lutëm?"
Zoti i thotë: "O Musa, nuk do të bie shi, pasi në mesin tuaj është një burrë i cili ka 40 vjet që bën gjynahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje. Nuk do të bjerë shi deri sa ai të dalë nga mesi juaj. Vetëm kur të dalë do të bjerë shiu." Atëherë Musai i mblodhi të gjithë njerëzit dhe u tha: Nuk do të bjerë shi deri sa të largohet prej nesh ai që ka dyzet vjet që bën gjynahe.
Personi që kish dyzet vjet që bënte gjynahe, shikon njëherë majtas dhe djathtas se mos del dikush tjetër, por kur pa që nuk lëvizi kush, e kuptoi që për të flitej. Në ato çaste të vështira për të, fillon të thotë me vete:"O Zot, ka dyzet vite që nuk të bindem dhe kam vazhduar me gjynahe dhe Ti më ke mbuluar dhe nuk e kanë marrë vesh njerëzit. O Zot, po të dal tani do të dal i poshtëruar, nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto momente pendohem për ato që kam vepruar, prandaj më fal dhe mi mbulo të metat."
Në atë çast filloi të bjerë shiu.
Musai i habitur e pyeti Zotin: "O Zot, si ka mundësi që ra shiu, megjithëse nuk doli kush?"
"O Musa – ia ktheu Zoti, - robi im që veproi gjynahe për dyzet vjet, u pendua me sinqeritet në ato çaste dhe Unë ia pranova pendimin, prandaj filloi të bjerë shiu."
Musai a.s iu lut:"O Zot, të lutem ma trego, kush është ai njeri!"
Por Zoti ia ktheu: O Musa, ka dyzet vite që bën gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, kurse tani që u pendua dhe i la gjynahet unë ta zbuloj dhe ta poshtëroj para njerëzve?!"
Ky është Zoti ynë, i Dhembshur dhe Bujar.
Tregon Ibnul Kajjim se kur Ademi a.s nuk iu bind urdhrit të Zotit dhe hëngri nga pema e ndaluar, filloi të vrapojë në xhenet. Zoti i thirri dhe i tha:"O Adem, a po ikën prej meje?! "
"Jo o Zot, por më vjen turp prej Teje" – i tha Ademi.
Atëherë i tha Zoti: "O Adem, mos u mërzit që të nxora nga xheneti, pasi për ty e kam krijuar atë, por zbrit në tokë, përulu ndaj Meje, dhe kur të shtohet dashuria për Mua dhe për xhenetin, eja të çoj atje përsëri. O Adem, a do të dëshirojë që të mbroja nga gjynahet?"
"Po o Zot" – i tha Ademi.
Por Zoti i tha: "O Adem, nëse do të mbroja ty dhe fëmijët e tu nga gjynahet, kujt do ia falja mëshirën Time? Dhe kujt do ia tregoja bujarinë Time? O Adem, një gjynah me të cilin të thyhet zemra dhe nënshtrohesh ndaj Meje, është me i dashur se një punë e mirë që nuk e bën për hatrin Tim. O Adem, rënkimi i gjynahqarëve që pendohen për ato që kanë bërë, është më i dashur për Mua, se adhurimet e atyre që e bëjnë për syfaqësi."
Vallë cila është dita më e lumtur e jetës tuaj? Mos është dita që keni lindur, apo dita që jeni martuar, apo dita që jeni bërë prind?
Dita më e lumtur e jetës tënde, është ajo ditë kur Zoti ta pranon pendimin. Bëje këtë ditë, ditën më të lumtur të jetës, duke u penduar për gjithçka ke vepruar.
Kur Kab ibnu Malik gaboi rëndë duke mos marrë pjesë në luftë me Profetin a.s dhe myslimanët e tjerë, Profeti a.s i urdhëroi myslimanët të mos i flasin me gojë për pesëdhjetë ditë. Pas pesëdhjetë ditësh, Profetit a.s i shpallen ajete, ku thuhej se Zoti ia kishte pranuar pendimin. Të gjithë njerëzit e takonin Kab-in dhe e uronin që Zoti ia kishte pranuar pendimin.
Tregon vetë Kab:"Shkova në xhami ku ndodhej dhe Profeti a.s. Ai u kthye nga unë dhe fytyra i shkëlqente si hëna. Ai më tha:"
Unë u ula përballë Profetit a.s dhe ai më tha
 
Pendimi ka tre kushte që të pranohet tek Zoti:
1-      Të pendohesh dhe të bëhesh pishman për ato gjynahe që ke bërë.
2-      Të largohesh nga ato gjynahe që bëje më parë.
3-      Të jesh i vendosur që nuk do i veprosh më.
Por edhe nëse vepron diçka haram, pasi të jesh penduar, mund të pendohesh sërish dhe Zoti ta fal.
Shkoi një njeri tek Profeti a.s dhe e pyeti:"O i dërguar i Allahut, nëse do të bëj një gjynah, a më regjistrohet në librin e veprave? "Po" – i tha Profeti a.s. "Po nëse pendohem o i dërguar i Allahut" – e pyeti? "–ia ktheu Profeti a.s. "Po nëse e veproj përsëri" – pyeti burri. " – ia ktheu Profeti a.s. "Po nëse pendohem o i dërguar i Allahut?" " – iu përgjigj Profeti a.s. "Po nëse e veproj përsëri" – pyeti burri. " – ia ktheu Profeti a.s. "Po nëse pendohem o i dërguar iAllahut?" " – iu përgjigj Profeti a.s. Më pas i tha: "O i dërguar i Allahut, deri kur do të fshihet?" Profeti a.s ia ktheu:”
Vendosmëria për të mos iu kthyer më gjynaheve rritet duke u informuar mbi vuajtjet e myslimanëve në Irak dhe Palestinë. Ajo rritet nga interesi që xhamia Aksa t'u rikthehet myslimanëve. Ajo rritet nga ndërgjegjësimi që Ditën e Kiametit do të takohemi dhe do të dalim para Zotit dhe do të japim llogari për veprat tona.
Thotë Profeti a.s
E lusim Zotin që të na e lehtësojë pendimin dhe ta pranojë atë!
/AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Artikull] Pendimi. :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] Pendimi.

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Pendimi dhe loti
» Pendimi
» Pendimi i Ka'bit
» Pendimi.......
» Pendimi i këngëtarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: