Verbërimi i zemrës është pasojë e mëkateve. Mëkatet fshijnë shkëlqimin e saj, pengojnë ardhjen e diturisë dhe mjegullojnë udhëzimin. Duke parë cilësitë e imam Shafiut, imam Maliku r.h. i tha: “Allahu i Madhërishëm zemrës tënde i ka dhënë shkëlqim, dhe mos e humb me errësirën e mëkateve.” Ky shkëlqim do të humb pandërprerë, ndërsa errësira e mëkateve do të shtohet derisa sa të bëhet si nata e errët. Sa të dështuar kanë ra në të, sepse nuk shohin. Ato janë sikur të verbrit që dalin natën në rrugët plotë rrezik. Sa e vështirë është të ruhen dhe sa shpejt mund të humben! Këto errësira aq shumë shtohen sa që manifestohen në organe. Nga këto errësira zemra bëhet e thekur, sipas rritjes dhe forcës së tyre. Kur vjen vdekja, këto errësira paraqiten në jetën e varrit.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në të vërtetë këto varre janë të mbushur me errësirë për banorët e tyre, ndërsa Allahu i ndriçon me bekimet e mia për ta.” (Muslimi).
Kur do të filloj Dita e Kthimit dhe tubimi i robërve, errësira do të mbuloj çdo fytyrë derisa të bëhen sikur qymyri i zi. Mjerë për ta nga dënimi… Allahu na qoftë në ndihmë.
Burimi: Mjekësia e zemrës dhe shpirtit, Ibn Kajjim El-Xhevzi
(Breziiri)