Disa fjalë për Natën e Shtrigave
Nata e Shtrigave (Hallovini) është një festë e vjetër pagane për shtrigat dhe të vdekurit.
E mërkure 30 Tetor 2013 19:00
Gjatë historisë të krishterët duke dashur ta krishtërojnë atë e quajtën “Nata e të gjithë shenjtorëve.” Megjithatë ka shumë prej të krishterëve që e kundërshtojnë si festë dhe e konsiderojnë si festë të keqe. Disa prej tyre madje e quajnë “Helliday”, “Dita e Ferrit.”
Sidoqoftë neve si musliman jemi të ndaluar ta festojmë këtë festë. Është një festë e pakuptimtë.
Veshja e kostumeve me maska, dekorimet me pamje shtrigash, rrjeta merimangash etj, shpenzimi i pamasë i kungujve, vezëve etj janë gjëra të neveritshme. Njeriu i arsyeshëm nuk mund të i bëjë këto gjëra të çuditshme dhe këto marrëzira.
Përveç kësaj kjo festë sjell me vete rreziqe pasi disa njerëz vërtetë veprojnë si bisha apo shtriga gjatë kësaj feste. Muslimanët nuk duhet të marrin pjesë në këtë festë pasi esenca e saj është adhurimi i djallit që përkon me 31 Tetorin, vitin e ri Druid të cilët thoshin se gjatë kësaj nate të vdekurit vizitojnë shtëpitë e tyre. /mesazhi/