- Admin shkruajti:
- Protesta të premtes u thirrën nga Aleanca pro-Mursi për të shënuar gjashtë mujorin e shpërndarjes së kampeve protestuese pro-legjitimitetit.
Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi organizuan protesta të reja të premten për të shënuar gjashtë mujorin e shpërndarjes së dhunshme të protestave pro-Mursi në Kajro.
Mijëra protestues u vranë kur forcat e sigurisë me dhunë shpërndan dy kampet protestuese në sheshet Rabaa el - Adevije dhe Nahda në mes të gushtit .
Duke treguar me dorë përshëndetjen me katër gishta, Rabaa, në kujtim të viktimave, protestuesit pro - legjitimitetit organizuan katër tubime në Helwan, Kajro jugore.
Tubimet u nisën nga disa xhami në rrethet lindore të Kajros, Nasr City dhe Ein Shams, mes brohoritjeve kundër ushtrisë.
Protestat pro-legjitimitetit u organizuan edhe në qytetin e kanalit të Suezit, qytetin bregdetar të Aleksandrisë dhe krahinat qendrore të Beni Sueif dhe Minya.
Protestat e së premtes u thirrën nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, për të shënuar gjashtë mujorin e shpërndarjes së kampeve protestuese pro-legjitimitetit.
Mbështetësit e Mursit kanë organizuar tubime pothuajse çdo ditë që prej rrëzimit i të presidentit të zgjedhur nga ushtria më 3 korrik./mesazhi/