Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Studim] Çanta e "mençur"që s'të lë tëshpenzosh pa nevojë! | |
Me dëshirë që t'u ndihmojë blerësve të shfrenuar që të kontrollojnë pasionet për shpenzim, kompania australiane e Creditcardfinder ka shpikur çantën e mençur, e cila mbyllet vetë posa të shfaqet lakmia për blerje. Çanta iBag është e pajisur me dioda të ndërlidhura me GPS, të cilat fillojnë të dridhen posa pronarja të "rrëshqet" në "zonën e rrezikut", në të cilën shitoret tërheqin konsumatorët. Nëse alarmi me drita injorohet, çanta i dërgon automatikisht porosi SMS personit të besueshëm me vërejtjen se po bëhet gati "dëmi i pakontrolluar". Çanta mbyllet vetë në "momentet e ndjeshme" - gjatë pushimit për drekë ose largimit nga puna, kurse çipi i Arduin regjistron sa herë që pronarja merr portofolin në dorë. iBag , që ende është në fazën e prototipit u dedikohet në radhë të parë grave, meqë ato, siç thekson shpikësi i saj duke u mbështetur në hulumtime, janë shumë më të prirura për shpenzime kompulsive sesa meshkujt. | |
|