rezarta Antar-aktiv
Numri i postimeve : 239 Data e regjistrimit : 24/02/2013
| | Shenjat e vogla te Kijametit ...shumica jan prezente ne mesin tone...All-llahu na ruajt ne ket koh fitnesh... | |
Të poshtëshënuarat janë pjesë të një Hadithi të gjatë të transmetuar nga Abdull-llah ibn Mes’udi (r.a.) kur ai e pyeti Pejgamberin (s.a.v.s.) rreth Shenjave të Kijametit:• Muzika dhe instrumentet muzikore do të gjenden në çdo shtëpi.• Njerëzit do të kënaqen me homoseksualitet.• Do të ketë shtim të madh të fëmijëve jo legjitim.• Do të ketë shtim të madh të kritikëve, thashethemexhinjve, përgojuesve dhe përqeshësve brenda shoqërisë.• Njerëzit do të krijojnë lidhje me të huajt dhe do t’i presin marrëdhëniet me të afërmit dhe të dashurit e tyre.• Hipokritët do t’i kontrollojnë çështjet e shoqërisë dhe njerëzit e ligjë dhe imoralë do të jenë në udhëheqje të institucionëve biznesore (tregtare).• Xhamitë do të dekorohen, mirëpo zemrave të njerëzve do t’iu mungojë udhëzimi.• Oborrët e Xhamive do të zbukurohen dhe do të ndërtohen mimbere (i.e., vendi ku Imami mban hutben – sh.p.) të larta.• Banditët dhe të ligjtë do të mbizotërojnë.• Pije të ndryshme alkoholike do të konsumohen së tepërmi.Ebu Musa El-Esh’ariu (r.a.) tregon se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Kijameti do të vijë:• Kur do të konsiderohet për turp të vepruarit sipas urdhrave kur’anore.• Kur njerëzit e pabesë (jo të besueshëm) do të konsiderohen si të besueshëm dhe të besueshmit do të konsiderohen të pabesueshëm (të pabesë).• Kur të jetë (të bëhet) nxehtë në dimër.• Kur të rritet gjatësia e ditëve, i.e., një udhëtim i disa ditëve do të bëhet çështje e disa orëve.• Kur oratorët dhe ligjëruesit të gënjejnë haptazi.• Kur njerëzit të grinden për çështje të parëndësishme.• Kur gratë me fëmijë (i.e. që mund të kenë fëmijë) të irritohen për shkak të lindjes së pasardhësve, ndërsa gratë shterpa të ngelen të lumtura për shkak të mos pasjes përgjegjësi për pasardhës.• Kur shtypja (tirania), xhelozia dhe lakmia të bëhen gjëra të përditshme.• Kur njerëzit me të madhe t’i ndjekin pasionet dhe teket e veta.• Kur gënjeshtra të mbizotërojë mbi të vërtetën.• Kur dhuna, gjakderdhja dhe anarkia të bëhen gjëra të zakonshme.• Kur imoraliteti të kalojë në paturpësi dhe të bëhet publikisht.• Kur çështjet legjislative që kanë të bëjnë me Fenë të mbesin në duar të elementëve më të këqij të Ummetit dhe nëse njerëzit i pranojnë ata dhe kënaqen me konkluzionet e tyre, atëherë të tillët nuk do ta ndiejnë aromën e Xhennetit.• Kur pasardhësi (fëmija) të bëhet shkaktar i zemërimit dhe hidhërimit (për prindërit e tij).Auf ibn Maliku (r.a.) thotë: Shkova tek Pejgamberi (s.a.v.s.) derisa ai ishte ne tendën e tij prej lekure gjatë ekspeditës së Tebukut. Ai më tha: “Numëroi gjashtë gjëra përpara se të ndodh Kijameti:1. Vdekja ime 2. Çlirimi i Jeruzalemit 3. Vdekjet masive në mesin tuaj, sikurse delet kur ngordhin në numër të madh gjatë ndonjë epidemie 4. Shtimi i pasurisë në atë masë, saqë nëse një njeriu do t’i jepeshin 100 dinar, ai ende nuk do të kënaqej. 5. Anarkia dhe gjakderdhja e gjithanshme, saqë asnjë vatër arabe nuk do t’u shpetojë atyre. 6. Pastaj një jetë në paqe si rezultat i një marrëveshje në mes jush dhe Beni Esferëve (Romakëve – konkretisht Bizantinëve – sh.p.), të cilët do ta thyejnë marrëveshjen dhe do t’ju sulmojnë juve me një forcë të përbërë nga 80 flamuj dhe nën sëcilin flamur do të jetë nga një ushtri prej 12 mijë njerëzve.” (Sahihul-Buhari)Autor: Muhammed Ali ibn Zubejr AliShqipëroi: Daim Abazi
| |
|