Mbrëmë në rrjetet sociale është përhapur lajmi se në nga të gjitha libraritë në Arabinë Saudite janë larguar të gjitha librat e shejh Selman El-Avdes, ndihmës sekretarit gjeneral të Unionit të Dijetarëve musliman. Janë treguar edhe raftet e zbrazura ku gjendeshin librat e shehut, njofton islambosna.
Shejh Avde nëpërmjet profilit të tij në Twviter ka thënë: “Zotim im, falënderimet të takojnë vetëm Ty. Çdo herë kur më ke dhënë një mirësi, më ke dhënë atë që është më e mira… kënaqësinë dhe ndjenjën e afërsisë dhe begatisë Tënde.”
Mirëpo ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur iniciativën për t’i dhënë përkrahje shejhut.
ja disa nga komentet nga profili i tij në Twiter:
Tani edhe më shumë i dua librat e tij, do t’i kërkoj edhe më shumë. Gjithçka që ndalohet duhet edhe më shumë.”
“Është për të qeshur kur kjo ndodh në kohën e teknologjisë dhe rrjeteve të shumta sociale, të cilat tejkalojnë të gjitha ndalesat dhe kufizimet.
“Vallë, çka do të bëni me ata që i kanë lexuar librat e tij dhe i kanë në mendjet dhe zemrat e tyre? Vallë, do t’ua largoni me anë të operacioneve. Kur do ta kuptojmë që ideve duhet t’u kundërvihemi me ide, jo me kufizime.”
Shejh Selman El- Avde është nga dijetarët dhe thirrësit më të njohur saudian, është ndihmës sekretarë gjeneral dhe anëtarë i Unionit të dijetarëve musliman, kryetarë i së cilës është Jusuf El-Kardavi. për shkak të kritikave të tij ndaj qeverive zullumqare arabe, ka qenë i sulmuar nga autoritete saudiane, dhe për fat të keq edhe nda disa dijetarë saudian.