Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Librat nuk lexohen vetëm në kohë të lirë. | |
Koha është enigmë. Faktori më i madh që bën që mos të zbërthehet kjo enigmë e cila ka nevojë të kuptohet dhe të shprehet përmes simboleve është realiteti i marrëdhënies që ka krijuar çdo gjallesë me të. Urtësia hyjnore e ka mbajtur kohën larg mosbesimit dhe mallkimit, gjë në të cilën qëndron e fshehur një enigmë tjetër. Mijëvjeçari ynë i ka dhënë një rëndësi të madhe kohës së nevojës së shumëfishimit të kulturave të epokave të ndryshme. Qytetërimi ynë i formoi gati të gjithë mundësitë që i ofronte botës në tërësi mbi konceptin e lëvizjes (kinea) duke na detyruar qoftë edhe me pahir t’ua dimë vlerën edhe sekondave që kalojnë. Libri shpalos para nesh fletët e kohës absolute, duke bërë që në të vërtetë me çdo libër që marrim në dorë që ta lexojmë të kapemi fort pas kohës absolute. Sa interesante është që në të njëjtat fletë të jenë vendosur brenda së sotmes edhe momentet që i përkisnin të djeshmes dhe së nesërmes. Kjo ngjan me dukurinë fizike kur shtatë ngjyrat e diellit të mbeten të fshehura në dritë të bardhë. Deri më sot kemi dëgjuar shpesh herë që procesi i leximit të librave të shpjegohet si një vlerësim që i bëhet kohës së lirë që kemi, por si për ironi librat që kemi në dorë na mësojnë se kjo nuk është aspak ashtu siç na është thënë deri tani. Kur i hedhim një sy përmbajtjes së librave kuptojmë se për ne është e domosdoshme që leximi i librave të zërë jo thjesht një pjesë nga koha e lirë që kemi, por një orar të caktuar brenda programimit të jetës së përditshme aktive, pasi që horizontet e gjera të diturisë nuk i shpalosen përnjëherë personit që është në kërkim të botës së pafund të urtësive. Libri, i cili deri më sot i është paraqitur njeriut si një mjet argëtimi apo plotësimi së kohës së lirë, nuk ka arritur ta rrokë efektivitetin e tij në jetën shoqërore, sepse është shkëputur nga thelbi dhe funksioni i tij i vërtetë. Koordinimi i domosdoshëm në mes kohës dhe librit mund të arrihet vetëm kur individi ta programojë kohën e tij private dhe duhet organizuar sipas grupmoshave nën dritën e të vërtetave të jetës biologjike që ne e jetojmë si ditë, javë dhe muaj, sepse përvoja e çdo grupmoshe është e ndryshme nga ajo e grupmoshave të tjera. Libri duhet vendosur në qendër të jetës humane në mënyrë që begatia e stinëve që ikin ta lehtësojnë jetën. Në jetën tonë në vend të diturisë së ftohtë duhet të zërë vend vlera e librit dhe leximi i tij i rregullt. Ajo që presin njerëzit që nuk ndalin një çast të mendojnë mbi ekzistencën e tyre dhe që nuk i ndërrojnë vlerat njerëzore me vlerat humane nuk kanë shumë çfarë të presin nga librat. | |
|