Këshilli turk për hulumtime tekniko-shkencor e ndalon publikimin dhe shitjen e librave nga arkivat, në të cilat mbështetet teoria për evolucionin, publikoi gazeta turke "Radikal"
Librat për evolucion, të cilat paraprakisht mund të gjindeshin në listën e botimeve ë popullarizuara shkencore të Këshillit, më nuk nuk do të distribuohen. Kjo do të thotë se autorët si Riçard Dokins, Stiven Xhej Guld, Riçard Levontin dhe Xhejms Votson nuk do të jenë më në listë.
Në fillim të vitit 2009 Këshilli urdhëroi që të ndryshohet ballina e revistës "Shkencë dhe teknikë" si dhe artikujt kushtuar 200 vjetorit nga lindja e Çarls Darvinit, që shkaktoi reagime të ashpra.
Kritikët vendimet e Këshillit turk për hulumtime tekniko-shkencore i vlerësojnë si censurë me motive të dukshme religjioze, për shkak se Darvini është themelues i teorisë së evolucionit, ndërsa shumë myslimanë e hedhin poshtë teorinë e tij. Disa muaj më vonë "Shkencë dhe teknikë" sërish i publikoi artikujt dhe ballinën. /koha.mk/