Turqia ka bërë përparim të rëndësishëm në luftën kundër duhanit, kështu që tani mendon t’i kthehet luftës kundër pijeve alkoolike, njërit nga shkaqet kryesore të kancerit
Për këtë qëllim, Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë për bashkëpunim Organizatës botërore të shëndetësisë (WHO)
Ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag ka deklaruar se Turqia deri më tani është përmendur si shembull pozitiv në luftë kundër duhanit, prandaj është imperativ që çështja e përdorimit të alkoolit të shikohet në të njëjtën mënyrë.
Akdag në fjalimin që e mbajti në Simpoziumin kombëtar të kancerit tha se fraza "pije duhanin si turk" është zëvendësuar me shprehjen "lufto kundër duhanit si turk".
Ai i bëri thirrje Organizatës botërore të shëndetësisë (WHO) të jetë më këmbëngulëse në lidhje me kontrollin e industrisë së duhanit dhe tha se një marrëveshje e ngjashme duhet të miratohet edhe kur është fjala për pijet alkoolike.
Ministri Akdag gjithashtu bëri thirrje në përmbajtjen dhe adaptimin e dispozitave për ndalimin e pirjes së duhanit dhe paralajmëroi se dënimet për shkelje të kësaj ndalesë do të jenë edhe më të mëdha.