Qyteti Turk Afion, i njohur me burime të nxehta të ujit, ka kohë që njihet edhe si qyteti i parë në Turqi për ndalimin e alkoolit publikisht.
Në qendër të këtij qyteti, që gjendet në përendim të Turqis, alkooli më nuk mund të shërbehet nëpër terasa të kafeve, si dhe alkooli është i ndaluar edhe nëpër parke dhe rrugë.
Eksperimenti veç ka dhënë rezultate pozitive, në aspektin e zvogëlimit të dhunës dhe ndërlikimëve tjera, që janë të lidhura me alkoolin, si edhe në sigurinë e përgjithshme në qytet.
Qytetin e vjetër të Afionit, e qeveris AKP, e cila është udhëheqëse në Turqi. Pasi e ka marrë qeverisjen kjo parti, ka filluar të ngritet ekonomija, të zgjidhen problemet me vendet fqinje dhe me pakicat në vend. Ka filluar në mënyrë rapide, ta zvogëloj ndikimin e ushtrisë e cila e ka udhëhequr vendin me dekada.
Për ndalimin e alkoolit, po kundërshton partia opozitare, partia popullore republikane, të ciles nuk po i pëlqen, se si partia drejtësi dhe zhvillim po e ndryshon shoqërin turke dhe ka deklaruar se kjo është islamizem, për shkak të cilin edhe ata po kundërshtojn.
Megjithatë, në qytetin në fjalë me një traditë të lashtë , ndalimi i alkoolit në vendet publike nuk i ka habitur banorët lokal./mesazhi/Sh.Hulaj