Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Turqia do t'i shpallë luftë alkoolit për pengimin e sëmundjes së kancerit | |
Turqia e cila ka shënuar një avancim të dukshëm në luftën kundër cigares, po përgatitet edhe për luftën kundër alkoolit, një prej arsyeve të rëndësishme të sëmundjes së kancerit.
Ministria e Shëndetësisë, për këtë, i ka bërë thirrje bashkëpunimi edhe Organizatës Botërore të Shëndetit.
Ministri i Shëndetësisë Rexhep Akda, duke vënë në dukje se Turqia është bërë shembull për vendet e tjera me luftën që i ka shpallur duhanit, Organizatës Botërore të Shëndetit iu drejtua me fjalët: "Edhe me alkoolin duhet luftuar ashtu si me cigaren".
Në fjalimin që Akda mbajti në Simpoziumin Kombëtar të Kancerit tha: "Më parë përdorej shprehja 'të pish duhan si turk' kurse tani botës i kemi mësuar fjalën 'të luftosh kundër cigares si turk'".
Akda i cili kërkoi përmbajtjen ndaj ndalimit të duhanit tha se edhe ndëshkimet në këtë drejtim kanë për t'u ashpërsuar.
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me sëmundjen e kancerit shtroheshin përpara syve dimensionet e frikshme që ka arritur kjo sëmundje. Sipas deklaratës së ministrisë në vitin 2008 në mbarë botën 12 milionë njerëz u konstatuan të kishin sëmundjen e kancerit, kurse në vitin 2030 mendohet se kjo shifër do të jetë mbi 26 milionë. Në deklaratë gjithashtu shfaqeshin edhe konstatimet e bëra në lidhje me përdorimin e duhanit ku thuhej se "Çdo vit nga 150 mijë konstatime të bëra për sëmundjen e kancerit, 100 mijë kanë lidhje direkt me përdorimin e duhanit"./trt/
| |
|