Tony Blair
“Islami është plotësisht në përputhje me demokracinë”
Ish Kryeministri i Anglisë, Tony Blair se Turqia demokratike “Luan një rol model për vendet e Pranverës Arabe”.
Blair në reportazhin e dhënë për TRT Haber në Stamboll, vlerësoi zhvillimet aktuale duke filluar nga Lindja e Mesme, rolin e Turqisë në rajon, nga Bashkimi Evropian e deri tek ekonomia.
Tony Blair tërhoqi vëmendjen tek rëndësia në rritje e Turqisë në arenën ndërkombëtare dhe theksoi edhe vendin e Turqisë në Lindje dhe Perëndim.
Ai bëri të ditur se Turqia është një vend që ndan sistemin demokratik të Perëndimit dhe sistemin e besimit me Perëndimin.
Ai tha se Turqia nuk duhet ta ndjejë veten të detyruar që të bëjë një zgjedhje ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe shtoi “Islami është plotësisht në përputhje me demokracinë”.