Qeveria holandeze ka bërë të ditur se do të ndalojë mbajtjen e vellos që mbulon fytyrën në publik.
“Veshja e rrobave që mbulojnë fytyrën është në kundërshtim me jetën publike, ku njerëzit njihen nga fytyrat e tyre. Mbulimi i fytyrës është në kundërshtim me principet e barazisë midis burrave dhe grave, e veçanërisht grave”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Kryeministri holandez, Mark Rut, po ashtu ka njoftuar për rregulla më të ashpra për emigrantët dhe azil-kërkuesit që duan shtetësi holandeze.
Ata, në të ardhmen, duhet të dëshmojnë se kanë fituar të ardhura dhe se nuk kanë marrë asistencë financiare ose përfitime për të paktën tre vjet.
(Shqip)