Globus
Finlanda fut mësimin fetarë në sistemin publik shkollor
Finlanda ka prezantuar tekstet e para zyrtare për mësimin e Islamit në sistemin publik shkollor, bën të ditur agjencia e lajmeve Irib.
“Salam – Islamin polku”, ose “Selam – në rrugën e Islamit” është motoja për fëmijët në klasën e parë dhe të dytë. Librat për klasat më të larta, aktualisht, janë në zhvillim e sipër.
Udhëzimet fetare janë në dsipozicion edhe për nxënësit e tjerë të cilët i përkasin besimeve të tjera të regjistruar zyrtarisht.
Nxënësit të cilët nuk janë anëtarë të ndonjë feje tjetër do të ndjekin mësim mbi etikën.
Finlanda, më këtë politikë, futet në mesin e shumë vendeve perëndimore, ku mësim besimi islam është pjesë e sistemit publik shkollor.
(Breziiri)