" Media është truri i popullit. "
Pra, besimtarët duhet të përparojnë kudo: në dije, në art, në teknikë dhe në moral, këto përbëjnë tërësisht kulturën e besimtarëve muslimanë. Besimtarët, derisa të mos e dominojnë shtypin dhe mediet, nuk mund t’i dalin zot fesë së tyre.
Gazetat shtetërore, duke e shtyrë popullin në mbrapshti, vazhdimisht i reklamojnë dhe u japin vend njerëzve të ultë e të prishur.
Këto janë modelet që ua këshillojnë njerëzve. Këto gazeta mund të përdoren për të mirë dhe për të keq. Besimtarët, derisa nuk gjykojnë me mendje të shëndoshë, detyrohen të pajtohen me çdo të keqe.
Media i hijeshon dhe i zbukuron veprat që ka ndaluar All-llahu. Duke reklamuar dhe propaganduar mëkatet, ajo ndikon në familjarizimin e muslimanëve me mëkatin dhe dëfrimin e tyre me atë që është e ndaluar.
O besimtar! Ti je në detin e imagjinatës. Hapi sytë dhe mbroje kapitenin e trupit tënd! Kujdes të mos përplasesh nëpër shkëmbinjtë e devijimeve dhe të risive.
Ti je i detyruar të dalësh në bregdetin e xhennetit pa bërë aksident.
Besimtari që e mëson fenë islame lartësohet.
Ky lartësim fillon nga individi dhe vazhdon deri tek shteti.
Nëse shteti i jep rëndësi dijes dhe shkencës dhe nëse ai i pengon kundërshtarët, atëherë atdheu mund të përparojë. Në këtë rast, secili mund të besoj në cilëndo fe që dëshiron.
Një fjalë e urtë thotë:
" Ma trego popullin, unë të tregoj ty shtetin. "
Shkruan : Bujamin SALIJA
--------------------------------------