Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Shtypi serb: Ja katër provokimet e Edi Ramës | |
- Gazeta "Kurir" hapet me titullin: "Incident ndërkombëtar. Rama pështyu mbi serbët në mes te Beogradit". Aty thuhet: "Kryeministri shqiptar theksoi se Kosova e pavarur është një realitet që Serbia duhet ta pranojë. Vuçiq ja përplasi fytyrës të ftuarit të tij: Kosova është pjesë e Serbisë dhe këtë do t’ua them edhe në Shqipëri". Pastaj gazeta përgënjeshtron tezën e kryeministrit shqiptar se ai e kish paralajmëruar Vuçiqin në takimin e tyre përpara konferencës së shtypit. "Rama në takimin ‘tet a tet’ nuk e ka hapur çështjen e Serbisë Jugore dhe ka dalë në konferencë me letër në dorë, për të lexuar provokimin e përgatitur". Në një titull të një shkrimi të vogël që e shoqëron me foto diskredituese për kryeministrin, kjo e përditshme shkruan: "Vuçiq kapi kokën me dorë kur Rama foli për Kosovë e Metohinë. Ai u befasua kur dëgjoi mysafirin nga Tirana që promovonte pavarësinë e Prishtinës". Kjo gazetë i kushton plot tre faqe kësaj teme. Një tjetër e përditshme gazeta "Alo" i thur lavde kryeministrit vendas: "kryeministri serb ia preu këmbët provokatorit. Nuk ja lejoj askujt që ta poshtërojë Serbinë në mes të Beogradit". Pas takimit me kryeministrit serb, Rama ka qenë shumë i nervozuar dhe "ju ka bërtitur bashkëpunëtorëve të tij" shkruan "Alo", duke dhënë një peizazh krejt të kundërt me atë të delegacionit shqiptar, që e përshkruante Vuçiqin të nervozuar gjatë drekës dhe që iu desh të pinte tre gota verë përpara se të fliste me Ramën. Gazeta tradicionale e Beogradit "POLITIKA", që gjithmonë mbron politikat qeveritare, pavarësisht se kush është në pushtet, titullon në faqe të parë: "PROVOKIM I RI SHQIPTAR". Ajo ka si nëntituj shprehjen e kryeministrit Rama..."duhet ta pranoni Kosovën" dhe atë të homologut të tij serb "...nuk lejoj poshtërim në Beograd". Po kjo gazetë boton një shkrim të analistes Biljana Bokovic që titullohet: "Dronizimi i Serbisë". Ajo komenton: "Ja se ç''''''''''''''''mund të ndodhë me atë që të qëllon me shpullë dhe ti i kthen faqen tjetër. Ai të qëllon përsëri", shkruan Bokovic, duke hequr një paralele mes historisë së dronit në stadium dhe vizitës së Ramës". Pastaj vazhdon: "Po të vendosemi në lëkurën e kryeministrit serb dita e djeshme për të qe më e vështira. Shumica e qytetarëve të Serbisë dhe radikalët e kanë përjetuar si shuplakë të nxehtë". Kjo analiste tallet dhe me RTS-në, televizionin publik që nga frika e skandalit, nuk e dha fjalën e Ramës me përkthim serbisht. "Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Vuçiq nuk reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai qe mes dilemës: të ishte i ashpër dhe të merrte kritika ndërkombëtare, apo të ishte më i butë dhe t’i shmangte ato. Por, ai s''''''''''''''''bëri as njërën as tjetrën. Prandaj droni i dytë mbeti i pa sqaruar". Ndërsa gazeta tabloid "Blitz" ka për titull të saj të madh: "Katër provokimet e Ramës në mes Serbisë". Sipas gazetës ato janë: Vuçiq ka pritur plot 34 sekonda që Rama të dalë nga makina. Ftesa e Ramës për të njohur Kosovën Në Preshevë kryeministrin shqiptar e presin 15 mijë njerëz. Në vend të lapidarit të UÇK-së që qeveria serbe e “shkuli” dy vite më parë, tani Ramën do e presë një lapidar i ngritur me lule në qendër të Preshevës.:
| |
|