Në Rusi filloi transmetimin e programeve kanali i parë publik televiziv musliman, Al-RTV
Televizioni ka filluar transmetimin ditën e diel për të përkuar me ditën e parë të festë së Bajramit që shënoi fundin e muajt të agjërimit, Ramazanin.
Kanalin e kontrollon Këshilli publik, i cili përfshin të gjithë përfaqësuesit e organizatave të mëdha muslimane në Rusi, ndërsa kryeredaktori Rustam Arifdzhanov është nënkryetar i Akademisë për televizion dhe radio në Euroazi.
“Nga dita e parë kemi filluar të punojmë si kanal publik televiziv”, tha Arifdzhanov në një intervistë për RIA Novosti.
Kanali do të ndihmohet nga donacionet private dhe grantet qeveritare.
Organizatorët planifikojnë të hapin kanale të ngjashme edhe në shtetet tjera anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.