Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | SHFRYTËZO KOHËN E LIRË PARA SE TË ZIHESH ME PUNË | |
Është e planifikuar ose mund t’i vihet një orar, por megjithatë ngelet kohë e lirë, ngelen minuta që mund të kenë vlerë shumë më të madhe se ajo kohë e planifikuar, që t’i shfrytëzojë për punë të dobishme kolektive e jo individuale. Të gjitha këto që i përmendëm nga Kur’ani dhe Hadithi na bindin se sa rëndësi njeriu duhet t’i kushtojë kohës, pasi që Kur’ani është ligj jete për çdo njeri, pa marrë parasysh profesionin apo moshën, duhet ta zbatojë atë në jetën e përditshme, të mendojë dhe të gjejë rrugë për të përfituar sa më shumë prej kohës, që të mos pendohet një ditë kur do të jetë shumë vonë. Ibnul Kajjim elXhevzi ka thënë:”Humbja e kohës është më e madhe se vdekja. Sepse humbja e kohës të largon nga All-llahu xh.sh dhe nga bota tjetër, ndërsa vdekja të largon vetëm nga kjo botë.” Cilindo ta pyesësh për kohën do të përgjigjet se koha ik shpejtë. Një ndër Pejngamberët I cili jetoi një jetë të gjatë është Nuhu a.s. të cilit kur i erdhi meleku i vdekjes I tha: “O Pejgamber me jetën më të gjatë, si e gjete botën? “Ai tha: “Si një shtëpi që ka dy dyer, hyra tek njëra dhe dola tek tjetra”. Mesazhi i këtij dialogu ishte shumë i qartë dhe i kuptueshëm. Sot, planifikimi i kohës sikur i pengon njerëzit ose kushtimisht thënë rininë, dhe i bën peng të planifikimit, mirëpo, nëse një kohë njeriu bën prova duke e planifikuar kohën do të shohë se është e dobishme dhe do të del fitimtar. Çdo natë, me përfundimin e ditës duke mos e ditur se a do të zgjohemi nesër duhet të bëjmë një llogaritje për ditën që kaloi, ku e harxhuam, si e harxhuam dhe sa ishim të përkushtuar ndaj All-llahut xh.sh. Dijetari i njohur Hasan elBasriu ka thënë: ”Çdo ditë e re që lind thërret: ’O biri I Ademit, unë jam një krijesë (ditë) e re dhe për veprat tua jam dëshmitare, më shfrytëzo mua, sepse unë, nëse iki s’kthehem më deri në Ditën e Gjykimit”. Prandaj lexues të nderuar kujdes se si e shfrytëzojmë kohën pasi një fjalë e urtë thotë: “Koha është si shpata, nëse nuk pret me të, ajo të pret ty”.
| |
|