Mirë se vjen Ramazan
[Only admins are allowed to see this image]
Ramazan ti mirë se vjen
shumë të mira po na bjen
t'kemi pritur me shumë mallë
Falemender Zotit që jem gjallë
Për ty shumë jem përmallu
Dy gëzimet me i shiju
Në syfyr me u çu kem mallë
Në aksham me bë iftar
Ti je muj plot gëzime
Për çdo vepër plot shpërblime
Gjutha punët njeriu që i ban
veç agjërim për Zotin e ban.
Në ty jem shumë të lirë
lidhet shejtani në zinxhirë
Agjërimi na qetësonë
Sepse nefsin e frenon.
Ti të pret shumë muslimani
Sepse n'ti ka fillu të zbret Kurani
Na gëzove edhe pse erdhe në vapë
Dyert e xhennetit na jan hap
Nuk kërkojm diçka më mirë
Dyert e xhehnnemit na jan mbyllë
të mundohemi në çdo punë
Të japim çdo maksimum.