Transmetohet nga i dërguari i fundit i All-llahut, Muhammedi, paqja e
All-llahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Zoti i Madhëruar ka thënë: “Çdo
vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për
Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe
zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta
dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të
thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj!”.
Dhe, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muahmmedit, aroma e
pakëndshme që del nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu
se sa era e miskut. Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar
gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për
shpërblimin)”. (Buhariu dhe Muslimi).