Vizitor Vizitor
| | Këshilla të rëndësishme për kuzhinën tuaj | |
Wes Selamu Aleikum we rahmetullah! Paqja dhe meshira e Zotit qofte mbi ju!
Këshilla të rëndësishme për kuzhinën tuaj
Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon.
Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit.
Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo cdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.
Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.
Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të myken.
Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore.
Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen.
Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre.
Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore.
Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta.
Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë.
Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore.
Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.
Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.
Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.
Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.
Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.
Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos.
Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.
Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur.
Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.
Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë.
Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë.
Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore.
Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull.
Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija. |
|
Sun 18 Apr 2010 - 19:13 nga Vizitor