Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Huqet e këqija shkatërojn folenë familjare Thu 5 Nov 2009 - 10:09 | |
| Huqet e këqija shkatërojn folenë familjare
Një shok erdhi dhe më tha se do që të ndahet nga gruaja e tij, ngaqë qenka i detyruar ta bëjë atë. Filloi që t'i numerojë një nga një të gjitha gabimet e gruas së tij. Kurse unë iu referova kështu: "Mos vallë gruaja jote pi alkool, ose mos luan bixhoz. Mos ka lidhje me ndonjë mashkull tjetër? Shiko vëlla, sikur nje person të jetë i lidhur pas Islamit edhe me një pe të pambukut, ajo nuk duhet shkëputur, por duhet forcuar edhe më shumë. Edhe nëse gruaja jote "sipas teje" i ka 20 mangësi, jam i sigurt që i ka edhe nja katra-pesë anë te mira. Atëherë nuk mund të thuash se gruaja jote është e keqe, andaj dhe nuk do të të këshilloja që të ndahesh prej saj. Megjithatë, nëse ti i tregon më tepër respekt gruas, nëse harxhon më tepër kohë në shtëpi, nëse i thua fjalë inkurajuese, jo gjithmonë të kritikosh, por nëse shpreh edhe kënaqësinë tënde, nëse e jeton fenë me aq sa mund ta jetosh dhe nëse hesht me aq sa ke mundësi, besoj se gjithcka do të rregullohet".
Ai filloi që t'i ndajë më tepër kohë gruas dhe tani, falë Zotit, iu rregulluan punët. Asnjë gjarpër nuk e ka helmuar foshnjen e tij. Asnjë egërsirë nuk e ka ngrënë foshnjen e tij. Zoti edhe egërsirat i shëndërron në rob të foshnjave të tyre, kurse njerëzit me huqe të këqija japin riskun e fëmijëve të tyre në alkool dhe në bixhoz, kështu dhe pjesëtarët e shtëpisë shkatërohen krejtësisht.
Personat që duan të martohen, duhet të jenë të informuar për atë nëse partnerët e tyre përvetësojnë ndonjë veti të keqe, apo jo. Një ditë rinim bashkë me shokët në kazinonë ushtarake, ku pamë një grua të bukur me shami në dorë që po qante me lot.
U thashë shokëve: "Pse po (qanë motra jonë, t'i ndihmojmë po deshët?"
Më thanë: "Pse t'i ndihmojmë ? Buri i saj e paska harxhuar rrogën në bixhoz. Pastaj kur e ka pyetur gruaja se si do ta kalojnë.muajin në këtë mënyrë, ai e paska goditur me grusht!" Ja, këtu qëndron edhe madhëria e Islamit, cka të ketë ndaluar Zoti, ajo e shpëton njeriun! Nëse njëri më thotë se mund të shkoje nga shtëpia deri në punë duke fluturuar, i them më mirë të kishe shkuar me veturë, ajo nuk është mrekulli, sepse edhe mizat po fluturojnë. Por, një njëzet vjecar po të qëndëroje larg alkoolit, bixhozit dhe larg fëlliqësirave të kësaj kohe, sipas meje është mrekullia më e madhe e këtij shekulli.
Një shok që do ta martonte vajzën, erdhi për ta marrë mendimin tim: "Zotëri, ma kërkojnë vajzën për një djalë. Familjen e njohim, është një familje e mrekullueshme. Por djali nuk ka shtëpi e as që mer ndonjë rrogë të mirë. Edhe pse është një person që posedon edukatë të mirë, nuk duam t'ia japim vajzën, për të mos hasur në vështirësi materiale. Andaj, desha që ta marë mendimin tuaj".
Pergjigja ime ishte kjo: Për personat që do të martohen është e rëndësishme që të jenë të barabartë si nga pasuria, bukuria fizike, kultura, feja dhe edukata. Pervec kësaj, mendimet e tilla, si "s'ka shtepi, nuk ka rogë" dhe per shkak të këtyre mendimeve te mos jepet vajza, është po aq mëkat sa të merret fëmija nga barku i nënës, për shkak të frikës nga risku. Sepse, risku është në duart e Allahut.
Ne qofte se nje grua martohet me nje burre, ngaqe posedon shtepi apo para, dhe nese pastaj burn fillon qe t'ia sjell perpara shishen me alkool dhe fillon te pije para syve tuaj, vane a do te ishte me mire?
Mashkulli ka per detyre qe te kujdeset per gruan. Gruaja para se te martohet duhet menduar se "a do te kujdeset per mua personi me to cilin do te martohem, apo do te ma shkaterroje jeten".
Pejgamberi a.s. urdheron keshtu: "Varferia eshte afer "kufrit" (refuzimit te Zotit). Eshte veshtire te presesh nga te tjeret, ku nenkuptohet se mashkulli duhet te jete ne gjendje qe ta mbaje folene familjare. For, me fjalen "te mbaje folene familjare" nuk nenkuptohet te kete shtepi, to kete veture, te kete nogen e lane e keshtu me radhe. Te gjithe munden te gjenden, por lumturia nuk gjendet lehte. Andaj gjerat materiale nuk duhen te jene gellimi i nje Myslimani. | |
|